Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, në det më 2018

Fillimi i punimeve për seksionin detar të gazsjellësit Trans-Adriatik do të fillojë vitin e ardhshëm, deklaron kompania “Saipem”, përgjegjëse për punimet e seksionit nënujor. “Saipem” deri më tani nuk është përfshirë në asnjë fazë të punimeve.

Seksioni nënujor në shtratin e detit Adriatik që do të lidhë Shqipërinë me rajonin e Puglias në Itali, do të jetë i gjatë 105 kilometra dhe në thellësinë më të madhe do të prekë 820 metra.

Aktiviteti i Saipem do të fillojë kur zona e mikro-tunelit të jetë e gatshme dhe në jemi të interesuar që kjo zonë të jetë e gatshme në mënyrë që të organizojmë operacionet. Po e ndjekim projektin me kujdes të veçantë“, deklaroi një burim pranë kompanisë.

Kompania është përgjegjëse për projektimin inxhinierik, prokurimin, ndërtimin dhe instalimin e gazsjellësit në seksionin nënujor, që do të jetë edhe faza përfundimtare  e gazsjellësit.

Në pjesën tjetër, atë tokësore, punimet po ecin me ritme të shpejta, dhe në Shqipëri e Greqi është mbyllur faza e parë për gjysmën e projektit, ndërkohë që në Itali janë zhbllokuar punimet për pjesën prej 8 kilometrash.

Scan Tv,  26.04.2017