Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Spaho, rekord shkeljesh në komisionin për CEZ

Komisioni Hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjes e interesit të shtetit shqiptar nga realizimi i marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “CEZ, A. S.”, u ngrit me kërkesë të PD pas pretendimeve të demokratëve se “marrëveshja, sipas të cilës qeveria do i kthejë CEZ 95 milionë euro në këmbim të rimarrjes së pronësisë në katër vjet është e paligjshme dhe jo transparente”.

Por, duket se ky komision vecse nuk ka qënë funksional në hetime, ka degraduar edhe në shkelje të panumërta ligjore e etike.

Një raport 77 faqësh, i publikuar nga “Albanian Platform For Policy Advocacy”  zbulon një numër të lartë shkeljesh nga deputetët, anëtarë të këtij komisioni, të cilët përmes fyerjeve, sherreve, presioneve ndaj dëshmitarëve, kanë shkelur një sërë nenesh të rregullores së brendshme të komisionit, ligjin e komisioneve hetimore, kodin e procedurës penale dhe rregulloren e parlamentit.

Kryetari i këtij komisioni Edmond Spaho, shënon rekorde shkeljesh, nga ku më flagrantet mbeten:

– zhvillimi i mbledhjeve pa kuorumin e nevojshëm duke deklaruar se “mbledhjen mund ta zhvilloj edhe i vetëm”.

-mohimin i të drejtës së fjalës së anëtarëve për procedurë, fyerjet ndaj kolegëve e dëshmitarëve si “karagjoz’, “arrogante”, apo ajo ndaj kryeministrit Rama: “Nuk do të zhveshim…”.

-Nuk mungojnë as rastet kur Spaho kërcënon dëshmitarët me shprehjet: “Provo të largohesh!”

Shqiptarja.com  21.04.2017