Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Termokos rikthen furnizimin me ngrohje

Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos ka bërë të ditur se pas uljes së temperaturave dhe paralajmërimeve për përkeqësim të mëtutjeshëm të motit, menaxhmenti i NP “Termokos” SH.A pas konsultimeve me menaxhmentin e KEK-ut, ka marrë vendim, që të rikthejë furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.

“Tanimë kanë nisur parapërgatitjet e sistemit dhe rrjetit të ngrohjes për rikthimin e furnizimit me ngrohje.”

Furnizimi do të fillojë sot në orët e para të mbrëmjes  dhe do të vazhdojë për disa ditë me radhë, varësisht nga lëvizja e temperaturave dhe sipas nevojës.

Përndryshe, furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje lejohet me aktet ligjore në fuqi, edhe pas përfundimit ligjor të sezonit ngrohës, varësisht nga kushtet klimatike.

NP “Termokos” po vazhdon të përmbushë me sukses misionin e vet për të furnizuar me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore konsumatorët, kurdo që kjo do të jetë e nevojshme.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  20.04.2017