Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reduktohet pagesa për liçensimin e karburanteve

Vetëm pak muaj pas rrëzimit të një vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese për licencimin e pikave të karburantit duket se qeveria ka bërë korrigjimin e saj.

Në rendin e ditës të mbledhjes së kësaj të mërkure mes të tjerave është edhe ndryshimi në ligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.970, datë 2.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj” i propozuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Sipas draftit tarifa e licencimit  reduktohet nga 5 milionë lekë në masën 3 milionë lekë për stacionet e shitjes së karburanteve që operojnë në territorin e Bashkisë së Tiranës dhe 1 milion lekë për stacionet që zhvillojnë aktivitetin në bashkitë e tjera të vendit.

Në vendimin që rrezoi kushtetuesja propozimi ishte që pagesa për licencimin e pikave në Tiranë të ishte 5 milionë lekë kurse të tjerat 2 milionë lekë. Vendimi i Kushtetueses erdhi pas ankimimit të bërë nga ana e Unionit të Shoqërive Hidrokarbure  i cili edhe për tarifat e reja të propozuara ka shfaqur sërish rezervat e tij më herët.

Scan Tv,  20.04.2017