Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Përpunimi i naftës ra me 51% në 2016

Sasia e naftës bruto e përpunuar në Kombinatin e Përpunimit të Thelle të Naftës në Ballsh dhe në Uzinën e Përpunimit të Naftës Fier me 2016 ra me 51 për qind, sipas të dhënave nga Ministria e Energjetikës.

Sasia e përpunuar e naftës gjatë periudhës 2011-2016 ishte 1.2 milionë tonë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Energjetikës mësohet se, sasia e naftës bruto që përpunohet në vend jep vetëm 25% naftë të pastër, të përshtatshme për konsum final.

Uzinat përpunuan 170,716 tonë më 2016 gati gjysma e sasisë së vitit 2015, pasi Rafineritë nuk kanë punuar për gati pesë muaj.

Që nga viti 2011 kur ARMO u privatizua ka përpunuar sasitë më të mëdha gjatë vitit 2015, mbi 353 mijë tonë. Ndërsa sasia më ulët e përpunimit prej 62 mijë tonë i takon vitit 2013.

Burimet nga Ministria e Energjetikës pohojnë se, kapaciteti përpunues i naftës në dy uzinat në zonën e Fierit që zotërohen nga ARMO është 1.5 milionë tonë në vit, por me teknologjinë e re të instaluar, aktualisht po synohet të shfrytëzohet gjysma e kapacitetit përpunues.

Nëse ARMO vendos në punë të gjithë kapacitetin përpunues, atëherë nafta e gatshme për konsum do të jetë 375 tonë, duke përmbushur gati 60% të nevojave në vend. Në vitin 2008, kur kompania ishte në pronësi të shtetit, zinte 25% të tregut të brendshëm në tregtimin e karburanteve dhe 100% të tregut për bitum, mazut etj. Pikërisht për këtë pozicion, ARMO atëherë u shit me 128 milionë euro. Por peripecitë që kaloi blerësi i saj,  çuan në diferencë përpunimin për rreth tre vjet.

Ne shtator të vitit të kaluar, Jonian Refining dhe Trading Co. –IRTC SH.A ka marrë në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO. Kompania rezulton e regjistruar off-shore në ishujt britanikë Virgin. Ndonëse ARMO është në një situatë problematike përsa i përket borxheve dhe detyrimeve dhe ka sekuestro të shumta, ajo ka rifilluar punën, pas një marrëveshje mes nxjerrësit të naftës Bankers Petroleum dhe IRTC, ku Bankers u angazhua t’i shiste naftën bruto për përpunim.

Kjo ka bërë që prodhimi të rifillojë dhe importet e karburanteve të binin me 35% për dy mujorin e parë 2017. Burimet nga tregu pohojnë se rënia e importeve në këto nivele i dedikohet furnizimit të tregut me naftë vendi. Rivënia në punë e rafinerisë ARMO në vjeshtën e vitit të kaluar po furnizon rreth 35% të nevojave të tregut të brendshëm për këtë produkt, teksa po vijon eksporti edhe në Kosovë dhe në Maqedoni. Të njëjtat burime pohuan se importi i naftës realizohet vetëm nga një kompani, Kastrati, dhe pjesa tjetër që më parë importonin tani furnizohen nga ARMO.

Revista Monitor,  19.04.2017