Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

India superfuqi e re e energjisë diellore

India shumë shpejt do të jetë fuqia e re globale e energjisë diellore. Qeveria ka një plan që vlen 3 miliardë dollarë dhe që është tepër ambicioz. Ky plan parashikon që brenda vitit 2030, 40% e nevojës së brendshme për energji të plotësohet nga burimet e rinovueshme, duke zëvendësuar kështu karbonin.

Pak muaj më parë, më saktë në muajin Nëntor të vitit të kaluar, India theu një tjetër rekord, duke inauguruar centralin më të madh fotovoltaik në botë. Por qeveria nuk do të ndalet aspak me kaq, pasi kërkon të mundë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara duke u bërë fuqia numër një në botë sa i përket industrisë së burimeve të rinovueshme të energjisë.

Diçka e tillë do t`i mundësonte vendit të përthithte investime nga e gjithë bota. Ndër të tjera, qeveria e Narendra Modit, kërkon që në këtë mënyrë të ulë ndjeshëm emetimin e karbonit, që është shkaktari numër një i ndotjes alarmante në vend.

Pikërisht ndotja, shkakton rreth 1.1 milionë viktima çdo vit në Indi. Ky plan do të nxisë ndjeshëm edhe investimet në infrastrukturë duke i hapur rrugën një “boom”-i ekonomik. India projekton gjithashtu që, brenda dhjetëvjeçarit të ardhshëm të ndalojë ndërtimin e centraleve të karbonit.

Scan Tv,  19.04.2017