Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Projektohet rritja e nivelit të HEC Ulzës

Kompania Kurum, tashmë në proces falimenti, është duke zhvilluar një projekt që synon të rrisë kuotën e ujit në Hidrocentralin e Ulzës edhe me 40 centimetra të tjera.

Kuota ekzistuese e Ujit në këtë HEC është 128.50 centimetër dhe kuota e re synon të arrijë në nivelin 128.90 centimetër. HEC-i ndodhet në Parkun Rajonal të Ulzës, i cili administrohet nga pushteti vendor, ndaj rritja e nivelit të rezervuarit do të prekë edhe pyjet.

Kurum ka aplikuar për leje mjedisore në Ministrinë e Mjedisit dhe ndërhyrja për rritjen e lartësinë e digës synon që të shtojë më tej rezervën hidrike.

Kompania turke Kurum, e cila shpalli falimentin për shkak të krizës financiare që përfshiu fabrikën e prodhimit të hekurit në Elbasan, kishte aktivitet edhe në disa sektorë të tjerë në vend.

Kompania tashmë drejtohet nga Administratori i Falimentit, i cili merr vendimet për zhvillimin e kompanisë në rast ristrukturimi nëpërmjet gjykatës ose një mbyllje të plotë.

Por ndonëse humbjet nga aktiviteti i prodhimit të hekurit kanë qenë të larta, Kurum ka pasur të ardhura të mbara nga energjia që ka shitur në katër HEC që privatizoi në vitin 2013 (Bistrica 1, Bistrica 2, Ulza dhe Shkopeti).

Gjatë vitit 2016, kompania Kurum me katër HEC-et e saj prodhoi 427, 571 MW/h energji duke siguruar të ardhura vjetore më shumë se 3 miliardë lekë. HEC e Kurum zunë 6% të totalit të prodhimit vendas të energjisë vitin e kaluar.

Prodhimi nga energjia e ujit ka pak kosto dhe fitime të larta, ndërsa kërkesa për këtë produkt është gjithnjë në rritje dhe me çmime të larta.  Nisur nga këto zhvillime, Kurum ka projektuar shtimin e kapaciteteve prodhuese në HEC-et që zotëron në Shqipëri.

Revista Monitor,  14.04.2017