Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Brent i qëndrueshëm, WTI bie

Çmimet e naftës së papërpunuar ishin në nivele të qëndrueshme ditën e sotme, me tregjet e ndara ndërmjet një rritje të prodhimit amerikan dhe shkurtimeve të prodhimit nga vendet anëtare të OPEC-ut dhe prodhues të tjerë si pasojë e mbingopjes së tregut.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane Brent ishin në nivele të qëndrueshme gjatë ditës së stome. Brent u tregtua me 55.86 dollarë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, shënuan një rënie prej 6 cent dhe u tregtuan me 53.05 dollarë për fuçi.

Indeksi i çmimeve të arit ra me 0.1 për qind në duke u tregtuar me 1,283.71 dollarë për onz.

Revista Monitor,  14.04.2017