Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC dhe SHBA balancojnë njëra-tjetrën

Çmimet e naftës janë regjistruar në luhatje minimale gjatë sesionit të sotëm, pavarësisht të dhënave që tregojnë një rënie të theksuar të prodhimit dhe rezervave në shtetet e bashkuara të Amerikës.

Tashmë ShBA-të dhe OPEC kanë ndërruar rolet, pasi është organizata e vendeve eksportuese që po pengon rritjen e çmimeve, pasi raporton një rritje të prodhimit.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 55.86 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 53.05 dollarëve për fuçi.

Gjithsesi, gjatë javës çmimet e naftës kanë qenë në rritje të vazhdueshme, si pasojë e të dhënave që flasin për një përpjekje të Arabisë Saudite për të shtyrë në kohë marrëveshjen e shkurtimit të prodhimit, përtej afatit të paracaktuar të qershorit.

Scna Tv,  13.04.2017