Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Borxhet ndaj OSHEE, zgjatet afati i Task Forcës

Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur zgjatjen e afatit të Task Forcës për mbledhjen e detyrimeve të energjisë elektrike deri më 31 dhjetor 2017.

Në vendim theksohet që veprimtaria e Task-Forcës gjatë vitit 2016, ka dhënë ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e mira të shoqërisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, prandaj është zgjatur afati.

Ky projektvendim propozohet me qëllim zgjatjen e afatit kohor të funksionimit të Task-Forcës deri më 31 dhjetor 2017, duke marrë në konsideratë efektivitetin e punës prej saj, në kuadër të uljes së nivelit të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes dhe rritjes së nivelit të arkëtimive të faturave të energjisë elektrike.

Veprimtaria e Task-Forcës, edhe gjatë vitit 2016, ka dhënë ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e mira të shoqërisë së shpërndarjes së energjisë elektrike dhe në përmirësimin e gjendjes financiare e operacionale të të gjithë operatorëve të tregut të energjisë elektrike, duke qenë një mbështetëse e madhe e reformës energjetike” thuhet në vendim.

Shqiptarja.com  13.04.2017