Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turqi, rritet 17 herë importi i arit

Turqia rriti me 17 herë importin e arit, duke e çuar në 28.2 tonë në muajin mars. Qytetarët iu përgjigjën kështu kërkesës së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të blerë ar në vend të dollarëve, si masë për t’u mbrojtur nga rreziku i zhvlerësimit të monedhës përpara referendumit.

Pas rënies së fuqishme të lirës, Erdogan u bëri thirrje qytetarëve të shisnin dollarë dhe për të blerë lira ose ar për të mbështetur monedhën vendase. Importet e arit u rritën si rrallë ndonjëherë.

“Njerëzit kanë filluar të investojnë në ar më shumë sesa në monedha të huaja”, tha Mehmet Ali Yıldırımtürk, një specialist ari në Grand Bazaar, Stamboll.

Sipas tij, njerëzit kanë rritur investimet në ar edhe për t’u përgatitur për muajt e verës, kur kërkesa rritet edhe më shumë.

“Një arsye ka të bëjë edhe me kërkesën për bizhuteri ari 21 karat nga Iraku dhe Siria edhe pse në mesin e tensioneve gjeopolitike”, tha Yıldırımtürk.

Importet e arit në Turqi u rritën pothuajse tetëfish, duke arritur në 36.7 tonë në dhjetor 2016, pas thirrjeve të Erdoganit.

Çmimi i arit në janar në Turqi u rrit me 132 lira (36 USD) ndërsa më 4 prill, çmimi arriti në 148 lira.

Revista Monitor,  10.04.2017