Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në tre vite u krijua volumi më i madh i investimeve në energji

Në tre vite krijuam volumin më të madh të investimeve në energji për të rimëkëmbur rrjetin e amortizuar që në 80 për qind të tij ishte mbi 40 vjeçar”.

Kështu e ka nisur postimin e tij në rrjetin social Facebook kryeministri Rama, ku ndër të tjera shkruan se ky ndryshim ka ardhur vetëm falë mbështetjes së qytetarëve dhe familjeve që i dhanë mundësi rilindjes së shtetit dhe rivendosjes së rendit ligjor në këtë sektor.

Sipas kryeministrit, i është dhënë fund një epoke të turpshme në historinë e vendit tonë dhe duke e kthyer këtë sektor strategjik për ekonominë, nga një barrë e rëndë për buxhetin në një sektor çdo vit e më fitimprurës për Shqipërinë e shqiptarët.

Më tej në këtë postim Rama shkruan “ Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të stacioneve të energjisë më 2013 dhe sot. Në tre vjet kemi krijuar volumin më të madh të investimeve në energji për të rimëkëmbur rrjetin e amortizuar, që në 80% të vetin ishte mbi 40 vjeçar. Kjo vetëm falë mbështetjes së qytetarëve dhe familjeve që i dhanë mundësi rilindjes së shtetit dhe rivendosjes së rendit ligjor në këtë sektor, duke i dhënë fund një epoke të turpshme në historinë e vendit tonë dhe duke e kthyer këtë sektor strategjik për ekonominë nga një barrë e rëndë për buxhetin në një sektor çdo vit e më fitimprurës për Shqipërinë e shqiptarët. Bashkë kemi bërë shumë. Më shumë mbetet për t’u bërë”, shkruan Rama.

Scan Tv,  10.04.2017