Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta në rritje, Siria ushqen marshimin

Përshkallëzimi i konflikteve në Siri, si dhe të dhënat e fundit që flasin për një rritje të kërkesës globale për arin e zi kanë përforcuar edhe më shumë “marshimin” e çmimeve të naftës, që ka filluar që prej fillim-javës së kaluar.

Rritja e prodhimit dhe aktivitetit të shpim-kërkimit në Shtetet e Bashkuara nga ana tjetër ka frenuar një rritje edhe më të madhe të çmimeve gjatë sesionit të parë të kësaj jave. Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 55.49 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 52.48 dollarëve për fuçi.

Janë pikërisht Shtetet e Bashkuara që po pengojnë naftën Brent të thyejë barrierën e 56 dollarëve për fuçi. Goldman Sachs projekton se prodhimi amerikan do të rritet me rreth 215 mijë fuçi në ditë gjatë 2017-ës.

Scan Tv,  10.04.2017