Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Izraeli dhe Europa për gazsjellës nën det

Italia, Izraeli, Greqia dhe Qipro u angazhuan sot të çojnë përpara projektin e tyre të gazjellësit nëndetar, që do të jetë më i gjati në botë duke lidhur Mesdheun lindor në jug të Evropës, me mbështetje të Bashkimit Evropian.

Është parashikuar që gazjellësi me një kosto prej 6,2 miliardë dollarësh (5,8 miliardë euro) të drejtojë gazin e zbuluar së fundi në brigjet qipriote dhe izraelite në Evropë duke reduktuar gjithashtu varësinë e kontinentit ndaj energjisë ruse.

Ministrat e Energjisë së katër vendeve, si dhe komisioneri evropian për veprim mbi klimën dhe energjinë, Miguel Arias Canete, rikonfirmuan vendosmërinë e tyre për projektin gjatë një konference të përbashkët në Tel-Aviv.

“Studimet për fizibilitetin kanë përfunduar, por zhvillimi i projektit nuk do të fillojë dhe për disa vite dhe gazsjellësi do të jetë operacional vetëm në 2025”, theksuan ministrat.

“Ky do të jetë gazjellësi nëndetar më i gjatë dhe më i thellë në botë”, deklaroi ministri izraelit i Energjisë, Yuval Steinitz.

Gazeta Dita,  07.04.2017