Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjykata e Lazios mban peng TAP-in

Telashet për gazsjellësin trans-adriatik në Itali duket se nuk kanë të sosur. Pasi u duk se çdo gjë mori fund pas vendimit të Këshillit të Shtetit, tashmë ka ndërhyrë gjykata administrative e Lazios, duke pezulluar punën në kantier, të paktën deri në datën 18 prill kur do të mbahet seanca e radhës.

Gjykata ka vendosur të marrë parasysh kërkesës e rajonit të Puglias, se punimet në zonë mund të gjenerojnë një dëm të parikuperueshëm. Rreth 211 rrënjë ullinj janë kthyer në mollën e sherrit, dhe gjatë javëve të fundit ka pasur përplasje të shumta me forcat policore që kanë shkuar deri në përdorimin e dhunës.

Jo vetëm banorët kundërshtojnë shpërnguljen e ullinjve por edhe protestues të tjerë, të cilët pretendojnë se gazsjellësi do të sjellë dëme ambientale. Plot 94 kryetarë komunash i kanë bërë apel edhe presidentit të republikës duke shpresuar se punimet do të pezullohen.

Ndërkohë, protestuesit kanë vendosur të bllokojnë disa segmente rrugore në mënyrë që ta bëjnë të pamundur për kamionët që të shkojnë në kantier. Gazsjellësi trans-adriatik, më shumë se 800 kilometra i gjatë, do të përfundojë pikërisht në rajonin e Puglias, dhe pavarësisht se bëhet fjalë për vetëm 8 kilometra gazsjellës në fund të rrugëtimit, situata është komplikuar së tepërmi.

Por, nga ana tjetër, gazsjellësi duket se ka mbështetjen e plotë të qeverisë italiane. Ministri italian i ekonomisë, Carlo Calenda, deklaroi se projekti është një prioritet për qeverinë.

“Qeveria italiane beson se, implementimi i TAP është mjaft i rëndësishëm, dhe se duhet siguruar që të mos ketë asnjë shtysë në ketë proces”-deklaroi ai.

Scan Tv,  07.04.2017