Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës në rritje

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të parë të kësaj jave, si pasojë e perspektivës pozitive ekonomike për Azinë dhe Europën.

Kjo perspektivë ka lënë në plan të dytë rritjen e puseve aktive të naftës në shtetet e bashkuara, që vazhdojnë të rrisin prodhimin drejt niveleve të reja rekord.

Në çelje të sesionit të parë të kësaj jave, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 53.56 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 50.70 dollarëve për fuçi.

Gjatë sesionit aziatik, të dy benchmarkët kanë qenë thuajse gjatë gjithë kohës në territor negativ, por trendi u përmbys tërësisht me hapjen e tregjeve europiane. Pavarësisht marshimit gjatë javës së kaluar, në tregje vijon të mbretërojë pasiguria nënvizojnë ekspertët.

Scan Tv,  04.04.2017