Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ, kallëzohet penalisht Sali Berisha

Sali Berisha kallëzohet penalisht nga juristi i OSHEE Romeo Kara për abuzimet në privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes tek CEZ.

Në kallëzimin penal që Report Tv disponon, Kara liston të gjitha shkeljet që Berisha dhe të gjithë zyrtarët poshtë tij kanë kryer gjatë privatizimit deri në prishjen e kontratës.

Së pari, emailet e sekserit Kalaj, sipas juristit faktojnë se negociatat e fshehta kanë nisur 5 vite para se OSSH të dilte në privatizim.

Një tjetër shkelje e rëndë sipas Kara është dhe fakti që nuk gjendet asnjë protokoll i saktë dhe i plotë për këtë procedurë privatizimi.

5 vepra penale/Padi dhe për ish-ministrin Ruli e 15 zyrtarë
Ish-kryeministri dhe 15 zyrtarë të tjerë mes tyre dhe ministri Genc Ruli e zv/ministrat Alfred Rrushaj dhe Sherefedin Shehu, akuzohen për 5 vepra penale.

Konkretisht ”mashtrim”, “shpërdorim detyre“, “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, ”shkelje të barazisë në tenderë apo ankande” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”.

Pas një hetimi 2-vjeçar për shkeljet gjatë privatizimit tek CEZ, subjekt i kallëzimit është dhe Nuel Kalaj, personi që komisioni hetimor parlamentar e cilësoi si sekserin e këtij privatizimi mes palës shqiptare dhe drejtuesve të lartë të CEZ.

Por pasi iu drejtua zyrave të Prokurorisë së Përgjithshme, ku dorëzohen kallëzimet për deputetet dhe zyrtarët e lartë, Romeo Kara nuk mundi të bëjë kallëzimin e tij verbalisht dhe të protokollonte provat voluminoze, kjo për shkak të ndryshimit të procedurës pranë organit të akuzës.

Ndaj kallëzimi dhe dosja me provat u dorëzuan me postë.

Shkeljet me privatizimin
Juristi i OSHEE liston të gjitha shkeljet që Berisha dhe të gjithë zyrtarët poshtë tij kanë kryer gjatë privatizimit deri në prishjen e kontratës.

Së pari, emailet e sekserit Kalaj, sipas juristit faktojnë se negociatat e fshehta kanë nisur 5 vite para se OSSH të dilte në privatizim.

Ashtu si në rastin e privatizmit të dështuar të Albetrol nga Rezart taçi, edhe CEZ nuk pagoi kurrë 10% e garancisë që duhet paguar në privatizime strategjike.

Por ndryshe nga Taçi, në rastin e CEZ shkelja nuk u bë kurrë publike.

U ndryshua niveli i borxhit të keq si dhe kushte të tjera të paparashikuara në tender. U zhvlerësuan në dëm të shtetit shqiptar asetet e OSSH.

Qeveria duhej të privatizonte shërbimin dhe jo asetet. Legjislacioni i kohës në të cilin u krye privatizimi, ishte i pamjaftueshëm për këtë qëllim.

Një tjetër shkelje e rëndë sipas Kara është dhe fakti që nuk gjendet asnjë protokoll i saktë dhe i plotë për këtë procedurë privatizimi.

VKM-ja për tenderin, pasi CEZ-i u shpall fitues
Sipas kallëzimit të bërë në prokurori nga juristi i OSHEE, Romeo Kara, kushtet e tenderit me VKM u negociuan pasi CEZ-i u shpall fitues i privatizimit të OSSH-së.

Një tjetër shkelje flagrante kjo që ngarkon me përgjegjësi veçanërisht ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Energjisë në atë kohë, Genc Ruli.

Edhe komisioni hetimor i drejtuar nga Taulant Balla e gjente ish-kryeministrin fajtor për një seri veprash penale të kryera gjatë privatizimit, por deri më tani nuk ka ngritur padi në drejtim të tij.

Ndërkohë, në vijim të hetimeve për skandalin CEZ, Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën se si dy ish-zyrtarët e CEZ Shpërndarje mes tyre dhe Josef Hejsek në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn kanë vjedhur 6.5 miliardë lekë.

Sipas hetimeve këto para janë paguar dhe pse bordi i CEZ kishte kundërshtuar marrëveshjen me kompanianë e Ismailajt DIA e cila ishte ndërtuar për të mbledhur borxhet e CEZ nga konsumatorët debitor.

Ish-drejtuesit e CEZ Shpërndarje Josef Hejsek dhe Jan Ivan kanë bashkëpunuar me Kastriot Ismailajn për të përfituar me mashtrim e vjedhje nga kompania CEZ një shifër prej 6.5 miliardë lekësh.

Kjo vlerë i është paguar shoqërisë “Debt Internacional Advisory” (DIA) Ltd- dega Shqipëri për punë apo shërbime të cilat nuk rezultojnë të jenë kryer.

Shqiptarja.com  31.03.2017