info@energjia.al

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 93 vota për dhe as një kundër kanë miratuar marrëveshjen e bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri në Fushën e energjetikes.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, duke prezantuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, për shkëmbimin dhe ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet operatorit të sistemit të transmetimit OST dhe KOSTT-it, ka thënë se me këtë do të rritet siguria në energjinë elektrike.

Ai tha se ky projektligj përkufizon saktë bashkëpunimin në mes qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, ku objektivi kryesor është krijimi i zonës rregulluese dhe integrimi në mekanizmin regjional, i cili do të ndikonte në realizimin e tregtisë ndërkufitare, duke rritur kështu likuiditetin e tregut të energjisë elektrike.

“Me këtë pritet të rritet siguria e energjisë elektrike në përmbushjen e direktivave të BE-së”, tha Stavileci.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa ka thënë se komisioni e ka shqyrtuar ketë marrëveshje dhe i rekomandon Kuvendit që të miratojë, e cila i kontribuon stabilizimit të dyja sistemeve energjetike si dhe rrit edhe furnizimin me energji elektrike.

Sipas tij, qeveritë e të dyja vendeve duhet të marrin masa që Serbia mos ta pengojë KOSTT-in.

Telegrafi,  31.03.2017

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rënie mëngjesin e kësaj të premteje.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 50.09 dollarë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e përpunuar europiane, Brent, ranë me 0.7 për qind dhe u tregtuan me 52.64 dollarë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1.241.81 dollarë për onz.

Revista Monitor,  31.03.2017

Sali Berisha kallëzohet penalisht nga juristi i OSHEE Romeo Kara për abuzimet në privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes tek CEZ.

Në kallëzimin penal që Report Tv disponon, Kara liston të gjitha shkeljet që Berisha dhe të gjithë zyrtarët poshtë tij kanë kryer gjatë privatizimit deri në prishjen e kontratës.

Së pari, emailet e sekserit Kalaj, sipas juristit faktojnë se negociatat e fshehta kanë nisur 5 vite para se OSSH të dilte në privatizim.

Një tjetër shkelje e rëndë sipas Kara është dhe fakti që nuk gjendet asnjë protokoll i saktë dhe i plotë për këtë procedurë privatizimi.

5 vepra penale/Padi dhe për ish-ministrin Ruli e 15 zyrtarë
Ish-kryeministri dhe 15 zyrtarë të tjerë mes tyre dhe ministri Genc Ruli e zv/ministrat Alfred Rrushaj dhe Sherefedin Shehu, akuzohen për 5 vepra penale.

Konkretisht ”mashtrim”, “shpërdorim detyre“, “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, ”shkelje të barazisë në tenderë apo ankande” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”.

Pas një hetimi 2-vjeçar për shkeljet gjatë privatizimit tek CEZ, subjekt i kallëzimit është dhe Nuel Kalaj, personi që komisioni hetimor parlamentar e cilësoi si sekserin e këtij privatizimi mes palës shqiptare dhe drejtuesve të lartë të CEZ.

Por pasi iu drejtua zyrave të Prokurorisë së Përgjithshme, ku dorëzohen kallëzimet për deputetet dhe zyrtarët e lartë, Romeo Kara nuk mundi të bëjë kallëzimin e tij verbalisht dhe të protokollonte provat voluminoze, kjo për shkak të ndryshimit të procedurës pranë organit të akuzës.

Ndaj kallëzimi dhe dosja me provat u dorëzuan me postë.

Shkeljet me privatizimin
Juristi i OSHEE liston të gjitha shkeljet që Berisha dhe të gjithë zyrtarët poshtë tij kanë kryer gjatë privatizimit deri në prishjen e kontratës.

Së pari, emailet e sekserit Kalaj, sipas juristit faktojnë se negociatat e fshehta kanë nisur 5 vite para se OSSH të dilte në privatizim.

Ashtu si në rastin e privatizmit të dështuar të Albetrol nga Rezart taçi, edhe CEZ nuk pagoi kurrë 10% e garancisë që duhet paguar në privatizime strategjike.

Por ndryshe nga Taçi, në rastin e CEZ shkelja nuk u bë kurrë publike.

U ndryshua niveli i borxhit të keq si dhe kushte të tjera të paparashikuara në tender. U zhvlerësuan në dëm të shtetit shqiptar asetet e OSSH.

Qeveria duhej të privatizonte shërbimin dhe jo asetet. Legjislacioni i kohës në të cilin u krye privatizimi, ishte i pamjaftueshëm për këtë qëllim.

Një tjetër shkelje e rëndë sipas Kara është dhe fakti që nuk gjendet asnjë protokoll i saktë dhe i plotë për këtë procedurë privatizimi.

VKM-ja për tenderin, pasi CEZ-i u shpall fitues
Sipas kallëzimit të bërë në prokurori nga juristi i OSHEE, Romeo Kara, kushtet e tenderit me VKM u negociuan pasi CEZ-i u shpall fitues i privatizimit të OSSH-së.

Një tjetër shkelje flagrante kjo që ngarkon me përgjegjësi veçanërisht ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Energjisë në atë kohë, Genc Ruli.

Edhe komisioni hetimor i drejtuar nga Taulant Balla e gjente ish-kryeministrin fajtor për një seri veprash penale të kryera gjatë privatizimit, por deri më tani nuk ka ngritur padi në drejtim të tij.

Ndërkohë, në vijim të hetimeve për skandalin CEZ, Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën se si dy ish-zyrtarët e CEZ Shpërndarje mes tyre dhe Josef Hejsek në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn kanë vjedhur 6.5 miliardë lekë.

Sipas hetimeve këto para janë paguar dhe pse bordi i CEZ kishte kundërshtuar marrëveshjen me kompanianë e Ismailajt DIA e cila ishte ndërtuar për të mbledhur borxhet e CEZ nga konsumatorët debitor.

Ish-drejtuesit e CEZ Shpërndarje Josef Hejsek dhe Jan Ivan kanë bashkëpunuar me Kastriot Ismailajn për të përfituar me mashtrim e vjedhje nga kompania CEZ një shifër prej 6.5 miliardë lekësh.

Kjo vlerë i është paguar shoqërisë “Debt Internacional Advisory” (DIA) Ltd- dega Shqipëri për punë apo shërbime të cilat nuk rezultojnë të jenë kryer.

Shqiptarja.com  31.03.2017

Prokuroria e Tiranës zbardh skemën se si dy ish-zyrtarët e CEZ Shpërndarje mes tyre dhe Josef Hejsek në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn kanë vjedhur 6.5 miliardë lekë.

Sipas hetimeve këto para janë paguar dhe pse bordi i CEZ kishte kundërshtuar marrëveshjen me kompanianë e Ismailajt DIA e cila ishte ndërtuar për të mbledhur borxhet e CEZ nga konsumatorët debitor.

Mbledhja e borxheve, në gjyq çekët dhe Ismailaj
Ish-drejtuesit e CEZ Shpërndarje Josef Hejsek dhe Jan Ivan kanë bashkëpunuar me Kastriot Ismailajn për të përfituar me mashtrim e vjedhje nga kompania CEZ një shifër prej 6.5 miliardë lekësh.

Kjo shifër ka rezultuar nga hetimet e Prokurorisë e përfituar padrejtësisht prej tre personave të cilët kanë pasur dijeni midis tyre për të dhënat fiktive të paraqitura nga Ismailaj tek CEZ.

Në kërkesën për gjykim firmosur nga prokuroria Antoneta Sevdari depozituar 3 ditë më parë në gjykatë sqarohet se “I pandehuri Kastriot Ismailaj ne bashkëpunim me të pandehurit Josef Hysek (me detyre kryetar i Bordit te Drejtoreve dhe Jan.Ivan (me detyre anetar i Bordit te Drejtoreve) duke përdorur të bdhëna te paverteta dhe dokumenta fiktive, kane mundur te vjedhin nga shoqëria “Cez Shperndarje”sh.a shumen 649,803,520 lek.

Kjo vlerë i është paguar shoqërise “Debt Internacional Advisory” (DIA) Ltd- dega Shqipëri për punë apo shërbime të cilat nuk rezultojnë të jenë kryer.

Nga hetimi ka rezultuar se të pandehurit J.H dhe J.I kanë qenë në dijeni të falsitetit të dokumentacionit të paraqitur nga i pandehuri K.I dhe me dashje kanë prodhuar se bashku me këtë të fundit dokumenta fiktive, për të justifikuar pagesën e faturave të lëshuara nga shoqëria “DIA” për punë dhe shërbime, të cilat realisht nuk janë kryer.

Për këto prova prokuroria ka dërguar tashmë në gjyq Hysek dhe Ivan për të cilët gjykimi do të zhvillohet në mungesë pasi ata rezultojnë se prej më shumë se 2 vitesh janë larguar nga Shqipëria dhe nuk paraqiten as si dëshmitarë në gjyqin e Ismailajt.

Një tjetër provë e akuzë ndaj Hysek e Ivan është renditur dhë ne pikën 2 të konkluzioneve si dhe shihni sqarohet “Paraqitja e te dhenave fiktive per pune të cilat nuk janë kryer realisht (raporti i identifikimit te debitoreve apo i ashtuquajturi “DIR”) dhe perfitimi ne menyre te paligjshme i shumes se perafert me 1.5 milion Euro pikërisht per te ashtuquajturin “raporti i identifikimit te debitoreve”.

Me akuzën ndaj Hysek e Ivan numri i të pandehurve për skandalin e borxheve të CEZ shkon në tre, ku prej më shumë se 2 vitesh përballë drejtësisë për të njëjtin skandal ndodhet dhe ish administrator i borxheve të CEZ shqiptari Kastriot Ismailaj.

Shqiptarja.com  31.03.2017

Delegacioni me drejtues të Bankës Botërore viziton Hidrocentralin e Fierzës

Një delegacion i Bordit Drejtues të Bankës Botërore, nën shoqërimin e zt. Pagano (Drejtor Ekzekutiv për Shqiperine, Greqinë, Italinë, Maltën dhe Portugalinë) dhe znj. Ellen Goldstein (Drejtor vendor për Europën dhe Azinë Qendrore), zhvilloi dje një vizitë pune në ambientet e hidrocentralit të Fierzës. Delegacioni kryesohej nga Ms. Mathiasen (Drejtor Ekzekutiv per Shtetet e Bashkuara te Amerikes) dhe në përbërje të tij ishin Drejtoret Ekzekutive te vendeve te tjera (z. Godts, z. Gruber, z. Allford dhe zt. Gar).

Gjatë inspektimit të një prej veprave më të rëndësishme të Kaskadës, i pranishëm ishte edhe zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë z. Ilir Bejtja dhe administratori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare z. Agron Hetoja.

Palët diskutuan mbi reformën e ndërmarrë në sektorin elektroenergjitik ashtu sikurse ndikimin e saj në axhendën e reformave makro-fiskale e strukturore të Shqipërisë. Banka Botërore rikonfirmoi mbështetjen e saj për projektet në zbatim si ai i Sigurisë së Digave dhe ai i Rimëkëmbjes së Sektorit Energjitik.

Administratori i KESH-it, z. Agron Hetoja bëri një prezantim të shkurtër të historikut të ndërtimit dhe ndryshimet në infrastrukturën e hidrocentralit të Fierzës. Gjithashtu, ai u ndal tek përpjekjet që KESH-i ka bërë për menaxhimin e sigurtë dhe eficient të kaskadës, si dhe kontributin në arritjet e deritanishme në përmirësimin e sektorit.

Duke siguruar mbështetjen e Bankës Botërore për vazhdimësinë e financimit të Programit për Sigurinë e Digave, drejtuesi i KESH-it kërkoi financim të mëtejshëm për rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese në Hidrocentralin e Fierzës. Gjithashtu, Banka Botërore shprehu interes edhe përsa i përket zhvillimit të kapaciteteve të reja gjeneruese nga KESH-i.

Drejtori i Hidrocentralit të Fierzës z. Ergys Verdho shoqëroi pjesmarrësit e këtij takimi për të parë nga afër dhe njohur punën e agregateve të prodhimit dhe përmirësimet ne infrastrukturen hidroteknike në digë dhe portat e shkarkimit.

Në përfundim të takimit, drejtuesit e Bankës Botërore vlerësuan bashkëpunimin e deri më tanishëm me Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare dhe shprehen gadishmërinë e tyre për të mbështetur fuqizimin e metejshme të Korporatës në mjedisin e ri të biznesit të mundësuar nga reforma ligjore dhe rregullatore.

energjia.al  31.03.2017

Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse kanë ndërprerë tendencën rënëse në tremujorin e fundit të vitit 2016.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në tremujorin e katërt të vitit të kaluar eksportet e këtij grupi prekën vlerën e 13.8 miliardë lekëve, në rritje me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kthimi i rritjes në grupin e mineraleve dhe lëndëve djegëse rezultoi përcaktues në rritjen e eksporteve, që, pikërisht në muajt e fundit të vitit, arritën të përmbysnin ecurinë rënëse që kishte karakterizuar pjesën më të madhe të vitit.

Rritja e eksporteve të mineraleve është mbështetur nga rimëkëmbja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare për naftën dhe shumicën e lëndëve të para.

Të dhënat e eksporteve të naftës nuk janë të disponueshme, sepse Instat i klasifikon ato si konfidenciale, duke qenë se i takojnë një ndërmarrjeve të vetme, Bankers Petroleum.

Ndërkohë, eksportet e kromit janë rritur në vlerë me 150 % krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Rritja e çmimeve të lëndëve të para shtron perspektiva pozitive për eksportet shqiptare, siç u nënvizua të mërkurën edhe nga Guvernatori Gent Sejko.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ka një kontribut në rritje të kërkesës së jashtme në strukturën e rritjes ekonomike. Sidoqoftë, sektori i mineraleve ngelet përballë sfidës për të rritur shkallën e përpunimit në vend dhe vlerën e shtuar të produktit që eksportohet.

Scan Tv,  31.03.2017

Asambleja e Përgjithshme miratoi vendimin për antarësimin e OST sh.a. në ENTSO-E. Operatori shqiptar i transmetimit bëhet kështu pjesë e organizatës evropiane të operatorëve të transmetimit të energjisë elektrike. Vendimi i sotëm finalizon përpjekjet disavjeçare dhe vjen si rezultat i plotësimit të të gjithë kritereve nëpërmjet bashkëpunimin me ENTSO-E, kryerjes së investimeve strategjike në rrjetin e transmetimit dhe reformave ligjore sipas Direktive Evropiane. – thuhet në faqen zyrtare të ministrit të Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri.

energjia.al  31.03.2017