Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Projeksione optimiste për arin

Ari pritet të arrijë në nivelin e vitit 2013, ku një onz tregtohej mbi vlerën e 1500 dollarëve,  ndërkohë që rritja e inflacionit dhe normat reale të interesave poshtë zeros, ka gjasa të nxisin kërkesën.

Sipas kompanisë së manaxhimit të aktiveve në Lihtenshtein,  Incermentum AG,  tregu është në fazat e hershme të rritjes dhe çmimet mund të arrijnë 1400-1500 dollarë për onz brenda këtij viti.

Këtë javë, çmimi i metalit të çmuar është sjellë rreth 1250 dollarëve, çka nënkupton një rritje me rreth 20% që të arrihen ato nivele.

Ari është rritur këtë vit ndërkohë që investitorët dyshojnë mbi zbatimin e reformave tatimore nga Donald Trump dhe prej shqetësimeve në lidhje me zgjedhjet në Europë dhe negociatat e Brexit.

Investitorët po shohin edhe të dhënat mbi inflacionin,  pasi matësi që përdor Rezerva Federale thuajse preku nivelin objektiv. Kompania thekson se përshpejtimi i vrullit mund të nisë në verën e këtij viti.

Metali i çmuar është përdorur tradicionalisht si mbrojtës efektiv ndaj rritjes së inflacionit.

Ndërsa rritja e normës së interesit nga FED mund të nxisë dollarin, metali i çmuar është rritur pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, duke dobësuar korelacionin negativ që ka me valutën amerikane.

Megjithatë, jo të gjithë janë optimist. Societe Generale e projekton në rënie metalin e çmuar, duke nënvizuar se ndodhitë politike do të kenë ndikim të limituar. Banka e parashikon arin në një mesatare prej 1124 dollarë për onz në tremujorin e katërt të këtij viti.

Edhe banka tjetër franceze, BNP Paribas, që pati projeksionet më të sakta për tremujorin e kaluar, bën të ditur se ari do të bjerë me rritjen e normës bazë të interesit në SHBA dhe prej dollarit të fortë.

Scan Tv,  30.03.2017