Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prill, forumi për energjinë e rinovueshme

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe, si  dhe ambasada e Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe ftojnë të gjithë investitorët dhe prodhuesit e energjisë në forumin e energjisë së gjelbër që do të mbahet në Londër më 27 Prill 2017.

Ky forum është një mbledhje ndërkombëtare për fuqinë e Shqipërisë, energjinë, infrastrukturën si dhe sektorët industrial. Këtë herë  në fokus është prodhimi i energjisë elektrike duke shfrytëzuar rrezet e diellit dhe burimet ujore.

Aktiviteti është kërkuar nga investitorët Britanikë, të cilët e shikojnë vendin tonë si më të përshtatshmin në rajonin e Ballkanit për prodhimin e energjisë të rinovueshme.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe njofton të gjithë ato kompani që janë të interesuar për të paraqitur projektet e tyre në Forumin që do të organizohet në Londër më 27 prill 2017 nën kujdesin e Lord Watson of Richmond.

Bashkimi Evropian dhe vende të tjera, të shumta, kanë dedikuar fonde të konsiderueshme për prodhimin e Energjisë së Rinovueshme.

Miratimi i ligjit për prodhimin dhe menaxhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e shumë investitorëve që dëshirojnë të diskutojnë konkretisht si mund të realizohet investimi në realitet në bashkëpunim me kompanitë Shqiptare.

Ky forum ofron këshilla dhe informacion për të gjithë palët e interesuara në legjislacionin e ri të energjisë së rinovueshme të aprovuar nga shteti Shqiptar në Shkurt të 2017.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin përgjigjet e pyetjeve të tyre nga qeveria si dhe këshilltarët që ndodhen në forum.

Scan Tv,  28.03.2017