Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MEI miraton HEC-in “Guri i Bardhë”

Ministria e Energjisë dhe Industrisë njoftoi se ka shpallur një ofertë fituese për ndërtimin e hidrocenteralit të “Gurit të Bardhë”. Bëhet fjalë për një koncesion të formës BOT (Ndërtim, operim dhe Transferim) me një afat kontrate 35 vjet.

Sipas njoftimit të bërë në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik pjesëmarrëse në garë ishin dy ofertues Alko-Impex General Construction” degë e një shoqërie të huaj që është skualifikuar për mungesë dokumentacioni dhe Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Sina 98” sh.p.k., “Besland” sh.p.k. dhe “Albmerkuri” sh.p.k të shpallur fitues.

Hidrocentrali pritet që të ndërtohet në pellgun ujëmbledhës të përrenjve të Zallit te Dishit dhe të Shehut. Fuqia e instaluar parashikohet të jetë 8805 kW, koha e zbatimit të kontratës 24 muaj dhe vlera e investimit pa përfshirë TVSH 5.8 milionë euro.

Ky është një ndër hidrocentralet e fundit të dhëna nga kjo Ministri që i shtohen listës së 525 të tjerëve që janë dhënë ndër vite. Një praktikë që po ndiqet së fundmi është ai i hidrocentraleve deri në 2MW që nuk konsiderohen si koncesione tipike.

Scan Tv,  28.03.2017