Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Grupimi mjedisor kërkon memorandum HEC-esh

Në ditën botërore të Ujit grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” kërkon moratorium për hidrocentralet në Shqipëri, që do të ndalonte për një periudhë 3-vjeçare zbatimin e këtyre projekteve.

Olsi Nika, drejtor i Eco Albania shprehet se gjendja paraqitet alarmante, pasi HEC-et po krijojnë konflikte në komunitetet e prekura dhe shkatërrojnë mjedisin në mënyrë të pakthyeshme.

Nika thekson se Shqipëria renditet e dyta në Europë për raportin e rezervave ujore me popullsinë, por ndotja e këtyre rezervave ujore po përkeqësohet nga viti në vit.

Po cilat janë hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar gjendjen?
Përgjatë 2002-2016 janë identifikuar 183 marrëveshje koncesionare të firmosura nga qeveria për ndërtimin e 524 hidrocentraleve. Në bazë të ligjit të koncesioneve (neni 36, pika 1) licencat për këto koncesione mund të rishikohen, ose mund të anulohen.

Scan Tv,  29.03.2017