Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BB mbështet Kosovën për sektorin energjitik

Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci kanë mbajtur një konferencën te përbashkët për media se bashku me zëdhënësin e delegacionit të drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore, Maximo Torero, në fokus të së cilës ishin zhvillimet në sektorin e energjisë.

Ministri Avdullah Hoti gjatë fjalës së tij tha se ne si Qeveri e Kosovës jemi të nderuar për vizitën që drejtorët ekzekutiv të Bankës Botërore i bëjnë Kosovës. Njëkohësisht për neve Banka Botërore mbetet ndër partnerët kryesorë zhvillimor që ka vendi.

Ministri Hoti i falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për kontributin që deri tani e ka dhënë Banka Botërore dhe u shpreh se jam i bindur që do të vazhdojmë bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kemi pasur deri më tani. Kohëve të fundit, jemi duke finalizuar Strategjinë e re të partneritetit me Bankën Botërore dhe besoj se do të arrijmë që ti adresojmë sfidat që ka vendi, Kosova si shtet i ri dhe të cilat janë identifikuar në Strategjinë Zhvillimore Kombëtare që ka Kosova.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se janë duke hulumtuar bashkërisht për të gjetur zgjidhje të mirë në fushën e energjisë duke  transformuar dhe modernizuar këtë sektor me një Strategji që përfshin në vete objektiva të shumta, në kuadër të një miksi energjetik, i cili mundëson zgjidhje të drejta dhe të arsyeshme për të arritur dy objektiva kryesore; atë të sigurisë së furnizimit me energji dhe përballueshmërinë e çmimeve

“Edhe një herë e shfrytëzoj rastin për t’i falënderuar për mbështetjen të cilën e kanë treguar në forma të ndryshme, e të cilën po e tregojnë edhe gjatë kësaj periudhe, sidomos në kohën kur ne si Qeveri jemi në fazën përmbyllëse të negociatave me investitorin amerikan me të cilin shpresojmë shumë shpejt ta finalizojmë nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, pra zgjidhje përfundimtare të një projekti, i cili nuk është i vetmi në fushën e energjisë”, tha Stavileci.

Kreu i MZHE-së bëri të ditur se në kuptimin mjedisor, kapacitetet e reja do të ndërtohen me teknologjinë e re që i plotëson standardet më të larta, ndërsa po ashtu do të punohet në zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme si dhe zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në kuadër të programeve të ndryshme me Bankën Botërore, si dhe me partnerë partneret tjerë si Banka Zhvillimore Gjermane, korniza investuese e Ballkanit Perëndimorë etj.

Stavileci tha se në kuadër të bashkimit regjional me shtetet e Ballkanit Perëndimor synohet të krijohet një treg i qëndrueshëm i energjisë elektrike, i cili ka për qëllim liberalizimin e tregut e gjithashtu edhe liberalizimin e çmimeve.

Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i të Bankës Botërore, Maximo Torero, duke folur në emër të delegacionit të këtij institucioni tha se kanë ardhur në Kosovë për të parë nga afër zhvillimet dhe reformat në sektorin e energjisë.

“Ne jemi duke shikuar se si të mbështesim planin e energjisë siç e shpjegoi edhe ministri. Ne besojmë se është shumë e rëndësishme të rritet miksi i energjisë, dhe këtu nuk është vetëm rritja e efiçiencës që është edhe synim i Qeverisë, por edhe rritja e prodhimit nga Burimet e Ripërtëritshme dhe kalimi në Termocentralin e ri “Kosova e Re”, tha ai.

Ai tha se opsionet e rritjes së energjisë së ripëtrëristhsme dhe integrimi regjional i sektorit të energjisë në mënyrë që të kemi një treg të energjisë më të qëndrueshëm janë të mundshme vetëm nëse kemi parasysh zhvillimin e qëndrueshëm, jo vetëm në aspektin e qasjes në energji por në aspektin e mbrojtjes së mjedisit.

Torero gjithashtu tha se delegacioni prej tetë anëtarësh i Bankës Botërore është mjaft reprezentativ dhe ideja e vizitës së tij është se si ky institucion të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  29.03.2017