Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ZRRE do të heqë tarifat dimërore të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur një dëgjesë publike për propozimin e strukturës së re tarifore për konsumatorët familjar, pas rishikimit të strukturës ekzistuese. Propozimi i ri paraqet ndryshime të rëndësishme për këta konsumatorë të cilët kanë një strukturë më komplekse se kategoritë tjera.

Krenar Bujupi U.D kryesues i Bordit të ZRRE-së,ka thënë se me propozimin e ri bëhet largimi i tarifave sezonale.

“Është propozuara largimi i tarifave sezonale, të cilat do të jenë të njëjta pavarësisht sezonës së konsumit verë po dimër. Ky propozim vjen si rezultat i ndryshimeve minimale të kostove të furnizimit në mes të sezonit dimëror dhe veror. Gjithashtu do të thjeshtëzon të kuptuarit dhe lehtëson mënyrën e kalkulimit nga ana e konsumatorëve dhe furnizuesit. Konsumatorët fundorë do të kenë një çmim të pandryshuar ne aspektin sezonal për çdo kilovat të shpenzuar”, tha ai.

Bujupi theksoi se do të kalohet në tarifa mesatare ditore (ditë/natë) si dhe do të ulet nga 2.5 euro në 1.80 euro tarifa fikse, shkruan Telegrafi.

“Tani kemi ardhur me një propozim konkret. Struktura për konsumatorët shtëpiakë është thjeshtëzuar në atë vetëm të ditës dhe të natës, që do të thotë në tarifa të ulëta dhe të larta. Tarifa e ditës do të jetë 7 cent ndërsa natën 3 cent”, tha ai

Ndërkaq Ymer Fejzullahu, Drejtori i Departamentit të tarifave në ZRRE, ka thënë s e me tarifat e reja synojnë nxitjen e kurimit të rrymës.

“Përmes tarifave me i dhënë nxitje konsumatorit për kursime të energjisë për shkak se kjo ka edhe ndikim në ambientin. Jo të gjithë konsumatorët mund të përballojnë kostot tash me ligje të reja duhet të krijohet një fond nga ministritë për këta konsumatorët qe nuk e përballojnë çmimin”, tha ai.

Selatin Kaçaniku, nga Organizata “Konsumatori” tha se është papranueshme që konsumatorët të paguajnë tarifa fikse. “Tarifa për leximin e njehsorit është ‘non sens’”, tha ai.

Telegrafi,  27.03.2017