Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qymyri në krizë globale

Konsumi global i Qymyrit ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Në vetëm një vit numri i impianteve dhe projekteve në sektor ka rënë me plot 48%, pra thuajse është përgjysmuar. Kjo vjen kryesisht falë Kinës dhe Indisë, që kanë kthyer sytë drejt burimeve të rinovueshme.

Të dy këto vende, janë gjithashtu dy vendet më të mëdha konsumatore të Qymyrit në nivel global. Të dyja sëbashku janë përgjegjëse për 86% të Qymyrit që digjet në botë për të prodhuar energji. Për shkak të politikave që po ndjekin dy gjigandët, numri i projekteve të çentraleve të reja të Qymyrit ka rënë në mënyrë të paprecedentë.

Pas një rritje pandërprerje për plot 10 vite, mes Janarit 2016 dhe Janarit 2017, numri i tyre ka rënë me 48%. Shifra i referohet vetëm atyre projekteve që ishin njoftuar dhe që më pas u anuluan për shkak të krizës globale.

Në vitin 2016, impiantet përktheheshin në 1100 gigavat fuqi, ndërsa sot në vetëm 569 gigavat fuqi. Në vetëm një vit në kontinentin e vjetër ndaluan punën rreth 120 impiante të vogla dhe të mesme, që prodhonin rreth 65 gigavat.

Scan Tv,  27.03.2017