info@energjia.al

Projekti “Crepula”, sipas faqes zyrtare të kompanisë kanadeze “Altair Rexources Inc”, është blerë nga ndërmarrja “AGJA” në Kosovë. Ajo posedon 90 për qind të projektit, gjegjësisht aksione të kompanisë nga Kosova, për çka ka paguar 300 mijë dollarë me këste. Pacolli: Druaj se është marrëveshje e fshehtë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë

Kompania kanadeze “Altair Rexorces Inc” ka filluar hulumtimet për plumb, zink dhe argjend në Crepulë të Zubin Potokut, në pjesën veriore të Kosovës. Projekti “Crepula”, sipas faqes zyrtare kanadeze “Altari Rexources Inc”, të cilin e përcjellin mediet serbe në veri të Mitrovicës, është blerë nga ndërmarrja “AGJA” e Kosovës.

Kompania ka njoftuar se posedon 90 për qind të projektit – aksione të kompanisë nga Kosova, për çka ka paguar 300 mijë dollarë me këste. “Altair Rexources Inc” gjithashtu posedon raport të hollësishëm për “Crepulën”, të cilin e ka hartuar Perry Grunenberg, i cili në nëntorin e vitit 2015 kishte vizituar Crepulën, fshatin serb në komunën e Zubin Potokut. Sipas informacioneve që ka publikuar kompania, marrëveshja në mes të “Altair Rexorce Inc” dhe ndërmarrjes “AGJA” për shitjen e aksioneve është arritur në gushtin e vitit 2015. Për marrëveshjen e arritur në mes të “Altair Rexorce Inc” dhe ndërmarrjes “AGJA”, e cila është pajisur me licencë nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerare – KPMM, sipas medieve serbe janë në dijeni edhe autoritetet kosovare. Sipas tyre, Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik i Republikës së Kosovës, si dhe ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, janë takuar në Prishtinë me përfaqësuesit e kompanisë kanadeze “Altair Rexorce Inc”, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori kanadez në Prishtinë, Daniel Maksymiuk.

Hulumtimet në territorin e Crepulës, siç pohohet në raportin e hollësishëm, janë realizuar në vitin 2007 dhe në vitin 2008 kur ato i ka kryer kompania “Lydian”, respektivisht firma e regjistruar në Kosovë “Kosovo Recource Company”, ndërsa shtohet se shpimi dhe hulumtimet janë kryer edhe nga ana e qeverisë së ish-Jugosllavisë në vitet e ’70-ta dhe ’80-ta, por edhe në vitin 1959 kur ato i kishte kryer “Trepça”.

Sipas informacioneve të kompanisë, janë planifikuar të shpohen (hapen) 10 deri në 20 gropa, të paktën në madhësi prej 1000 metrash, që do të varen nga rezultatet përfundimtare të kompanisë. Shpimet bëhen në bazë të hulumtimit preliminar, ndërsa gjithashtu, siç kanë thënë në “Altair Rexorce Inc”, ndërsa përcjell “Kossev”-i, kompania kanadeze ka licencë për të hulumtuar në një hapësirë prej 9.82 kilometrash katrorë në rajonin, siç thuhet, “në të cilin prej mesjetës është prodhuar plumb, zink dhe argjend”.

Në anën tjetër Behxhet Pacolli, president i AKR-së, pak kohë më përpara pati shfaqur frikën se Qeveria e Kosovës ka bërë marrëveshje me atë të Serbisë për minierën e Crepulës së Zubin Potokut. Ai pati thënë se për këtë ishte informuar nga “equities.com”.

“Sapo u informova nga ‘equities.com’ se kompania ‘Altair Rexources Inc’ ka kryer pagesën finale dhe ka kryer të gjitha obligimet për të marrë në pronësi minierën e Crepulës në rajonin e Zubin Potokut në veri të Kosovës. Kjo kompani ka licencë që kontrollon 9.82 kilometra katrorë të një territori historikisht të pasur me zink, plumb dhe argjend. Programi i eksplorimit ka filluar në vitin 2017, ku së shpejti pritet të fillojnë shpimet e nevojshme, gjë që e bën të dyshimtë faktin se si u pajis kjo kompani me këtë licencë dhe cilit institucion ia pagoi obligimet financiare? Shpresoj se kjo marrëveshje nuk është një marrëveshje e fshehtë e Qeverisë sonë me palën serbe”, pati thënë Pacolli.

Ndryshe, rajoni i Crepulës ku ndodhet edhe miniera është ndër minierat më të mëdha të zinkut në Kosovë. Ajo ndodhet në Crepulë të Zubin Potokut, një fshat i cili kufizohet me fshatrat shqiptare të Skenderajt dhe ka rezerva të llogaritura në 14 milionë tonë të mineraleve, që mund të nxjerrë 2.17 për qind plumb dhe 20 për qind zink ose 303.800 tonë plumb dhe 2.810.000 tonë zink.

Revista Monitor,  27.03.2017

Çmimet e naftës u regjistruan në rënie gjatë sesionit të parë të javës, si pasojë e të dhënave që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, por edhe nga OPEC.

Në kontinentin e ri, aktiviteti i shpim-kërkimit vijon të intensifikohet ndjeshëm, ndërkohë që tregjet vënë në pikëpyetje efikasistetin e strategjisë së OPEC për të balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 50.47 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 47.56 dollarëve për fuçi. Ekspertët argumentojnë se trajektorja e çmimeve po udhëhiqet nga shtetet e bashkuara dhe përpjekjet për të rritur drejt niveleve të reja rekord prodhimin.

Scan Tv,  27.03.2017

Konsumi global i Qymyrit ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Në vetëm një vit numri i impianteve dhe projekteve në sektor ka rënë me plot 48%, pra thuajse është përgjysmuar. Kjo vjen kryesisht falë Kinës dhe Indisë, që kanë kthyer sytë drejt burimeve të rinovueshme.

Të dy këto vende, janë gjithashtu dy vendet më të mëdha konsumatore të Qymyrit në nivel global. Të dyja sëbashku janë përgjegjëse për 86% të Qymyrit që digjet në botë për të prodhuar energji. Për shkak të politikave që po ndjekin dy gjigandët, numri i projekteve të çentraleve të reja të Qymyrit ka rënë në mënyrë të paprecedentë.

Pas një rritje pandërprerje për plot 10 vite, mes Janarit 2016 dhe Janarit 2017, numri i tyre ka rënë me 48%. Shifra i referohet vetëm atyre projekteve që ishin njoftuar dhe që më pas u anuluan për shkak të krizës globale.

Në vitin 2016, impiantet përktheheshin në 1100 gigavat fuqi, ndërsa sot në vetëm 569 gigavat fuqi. Në vetëm një vit në kontinentin e vjetër ndaluan punën rreth 120 impiante të vogla dhe të mesme, që prodhonin rreth 65 gigavat.

Scan Tv,  27.03.2017

The mining and extractive industry in Albania, according to figures, marked a positive performance in 2015, despite being a difficult year due to low prices of raw materials in the international markets.

The latest report of “Extractive Industry Transparency Initiative” reflects a positive trend in its figures.

The production generated from oil, mining and hydro-power plants in 2015 was estimated at USD953 million, while contributing to the state budget with 4.1 percent of total revenue.

In 2014, the generated output was estimated at $815 million and the contribution to the budget was 3.5%. But how is the situation in each individual sector?

The production of crude oil in 2015 was 1.279 million tons estimated at $ 325 million in 2014, while the production in 2014 was 1,386,124 tons valued at $ 549 million.

The contribution to the budget in 2015 was 1.1 percent. 2015 also reflects the effects of the drastic fall in oil prices in global markets.

Regarding the mining sector, EITI report estimates that in 2015 there is a growing interest from private companies to exploit the underground.

Bulqize dominates again with 116 active licenses for the production of chromium, thus marking an increment when compared to 2014.

Mineral production was estimated at about $230.2 million, including the value added in the country through mineral processing, while the contribution to the budget were 1 percent of revenues.

The last position is held by the hydropower sector, since KESH has generated in 2015 76 percent of the total energy production in the country.

From the initiative of hydropower concessions only 74 plants managed to produce energy in 2015 when in fact the total number of reported contracts covered 533 HPPs.

According to EITI, a good part of the companies are not meeting deadlines regarding the completion of construction works.

Scan Tv,  27.03.2017

Disa prej monumenteve më të njohura rreth botës qëndruan në errësirë për 1 orë, me rastin e 10 vjetorit të orës së tokës, një event që synon sensibilizimin mbi ndryshimet klimatike, dhe ruajtjen e energjisë.

Rreth 170 vende u bënë pjesë e iniciativës, duke fikur dritat e vlerësuara si jo të domosdoshme në 20:30 të orës lokale.

Mes ndërtesave e strukturave të famshme që hoqën dorë nga shkëlqimi i zakonshëm për 60 minuta ishin shtëpia e Operas në Sidnei, Burj Khalifa në Dubai, Big Ben i Londrës, Koloseumi në Romë, Xhamia Blu në Stamboll, kulla Eifel në Paris, pallati i Kremlinit dhe Sheshi i Kuq në Moskë, Piramidat e Egjiptit, Akropoli në Greqi, etj.

Iniciativa lindi në Australi në vitin 2007 nga fondi World Wildlife, kundër emetive të dioksidit të karbonit të lidhura me ngrohjen e planetit.

Edhe pse organizatorët thonë se nuk i regjistrojnë rezultatet e iniciativës për kursimin e energjisë, sipas studimeve 1 në 4 australianë bëhet pjesë e saj.

Fondi World Wildelife thotë se Ora e Tokës ka meritat për një sërë nismash ambientaliste, të tilla si krijimi i parkut ujor prej 3.4 milionë hektarësh në ujërat e Argjentinës, ai i një pylli në Uganda dhe ndalimi i materialeve të holla plastike në ishujt Galapaos.

Top Channel,  26.03.2017

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur një dëgjesë publike për propozimin e strukturës së re tarifore për konsumatorët familjar, pas rishikimit të strukturës ekzistuese. Propozimi i ri paraqet ndryshime të rëndësishme për këta konsumatorë të cilët kanë një strukturë më komplekse se kategoritë tjera.

Krenar Bujupi U.D kryesues i Bordit të ZRRE-së,ka thënë se me propozimin e ri bëhet largimi i tarifave sezonale.

“Është propozuara largimi i tarifave sezonale, të cilat do të jenë të njëjta pavarësisht sezonës së konsumit verë po dimër. Ky propozim vjen si rezultat i ndryshimeve minimale të kostove të furnizimit në mes të sezonit dimëror dhe veror. Gjithashtu do të thjeshtëzon të kuptuarit dhe lehtëson mënyrën e kalkulimit nga ana e konsumatorëve dhe furnizuesit. Konsumatorët fundorë do të kenë një çmim të pandryshuar ne aspektin sezonal për çdo kilovat të shpenzuar”, tha ai.

Bujupi theksoi se do të kalohet në tarifa mesatare ditore (ditë/natë) si dhe do të ulet nga 2.5 euro në 1.80 euro tarifa fikse, shkruan Telegrafi.

“Tani kemi ardhur me një propozim konkret. Struktura për konsumatorët shtëpiakë është thjeshtëzuar në atë vetëm të ditës dhe të natës, që do të thotë në tarifa të ulëta dhe të larta. Tarifa e ditës do të jetë 7 cent ndërsa natën 3 cent”, tha ai

Ndërkaq Ymer Fejzullahu, Drejtori i Departamentit të tarifave në ZRRE, ka thënë s e me tarifat e reja synojnë nxitjen e kurimit të rrymës.

“Përmes tarifave me i dhënë nxitje konsumatorit për kursime të energjisë për shkak se kjo ka edhe ndikim në ambientin. Jo të gjithë konsumatorët mund të përballojnë kostot tash me ligje të reja duhet të krijohet një fond nga ministritë për këta konsumatorët qe nuk e përballojnë çmimin”, tha ai.

Selatin Kaçaniku, nga Organizata “Konsumatori” tha se është papranueshme që konsumatorët të paguajnë tarifa fikse. “Tarifa për leximin e njehsorit është ‘non sens’”, tha ai.

Telegrafi,  27.03.2017

Shqipëria prodhoi 7.1 miliardë kWh energji elektrike gjatë vitit 2016 si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit dhe rritjes së prodhimit nga hidrocentralet private, prodhimi i dytë më i lartë i shënuar në histori.

Prodhimi i Energjisë elektrike gjatë vitit 2016 arriti 7.1 miliardë kWh, si pasojë e shirave të bollshëm dhe hyrjes në rrjet të hidrocentraleve të reja private, bëri të ditur Instituti i Statistikave në raportin mbi bilancin e energjisë elektrike të vendit.

Prodhimi prej 7.1 miliardë kËh është i dyti më i lartë i shënuar në historinë elektroenergjetike të vendit pas prodhimit prej 7.6 miliardësh të realizuar në vitin 2010, vit kur reshjet qenë gjithashtu të larta dhe shkaktuan përmbytje në një pjesë të konsiderueshme të ultësirës Perëndimore, më së shumti në Shkodër.

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është i varur në masën 100 për qind nga hidrocentralet, ku sasia e reshjeve dhe menaxhimi i prurjeve janë përcaktuesit kryesorë të sasisë së prodhimit. Gjatë vitit 2016, niveli i Fierzës qe pranë maksimumit historik maksimum që është regjistruar gjithashtu në vitin 2010.

Por gjatë vitit të kaluar, përveç reshjeve qe edhe prodhimi privat i cili u rrit me 44 për qind duke arritur në 2 miliardë kWh, ose 28 për qind të të gjithë prodhimit.

Për shkak të varësisë nga reshjet, prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri luhatet në shkallë të konsiderueshme. Në vitin 2007 u shënua prodhimi më i ulët në dy dekada në masën 2.9 miliardë kWh.

Shtimi i hidrocentraleve të reja, veçanërisht kaskadës së Devollit, pritet të rrisë prodhimin e energjisë gjatë viteve të ardhshme. Pavarësisht shtimit të prodhimit privat gjatë viteve të fundit, Shqipëria mbetet vend deficitar dhe ka nevojë të mbulojë një pjesë të konsumit me importe. Vitet 2010 dhe 2016 bëjnë përjashtim nga ky rregull kur prodhimi mbuloi të gjithë konsumin.

Gjatë vitit 2016, konsumi i energjisë elektrike qe 7.1 miliardë kWh. Nga këto, afro 2 miliardë qenë humbje teknike dhe vjedhje apo konsum vetjak i në prodhim dhe transmetim. Konsumi i faturuar i energjisë elektrike qe 5.1 miliardë kWh i ndarë përgjysmë në konsum familjar dhe konsum të biznesit e të institucioneve publike. Konsumi i faturuar i familjeve u rrit me 2.5 për qind ndërsa konsumi i sektorit jofamiljar ra me 1 për qind. Rënia e konsumit jofamiljar u shkaktua në masë të gjerë nga mbyllja e përkohëshme e prodhimit të çelikut në Elbasan nga kompania Kurum, e cila është një nga konsumatorët më të mëdhenj të energjisë në vend.

Reshjet e shumta të shiut gjatë fillimit të vitit 2016 shkaktuan përmbytje dhe viktima në janar dhe nëntor2016.

Revista Monitor,  26.03.2017