Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

EITI: Industria nxjerrëse në vitin 2015

Viti 2015, përtej të qenit një vit i vështirë për industrinë nxjerrëse për shkak të çmimeve të ulëta të lëndëve të para në tregjet globale, në shifra reflekton një situatë pozitive për Shqipërinë. Gjithmonë në krahasim vjetor me vitin 2014.

Raporti i fundit i “Nismës për Transparencë në Industrinë Njxerrëse”, EITI reflekton në shifra tendencë pozitive.

Prodhimi i gjeneruar nga nafta, minierat dhe hidro-energjetika në vitin 2015 u vlerësua në 953 milionë USD, kurse në buxhetin e shtetit ka dhënë 4.1 për qind të të ardhurave totale.

Në vitin 2014 prodhimi i gjeneruar u vlerësua në 815 milionë dollarë kurse kontributi në buxhet ishte 3.5 %. Por si paraqitet situata në secilin sektor të marrë më vete?

Prodhimi i naftës bruto në vitin 2015 ishte 1 279 000 tonë e vlerësuar me 325 milionë dollarë, kur në vitin 2014 prodhimi ishte 1,386,124 ton vlerësuar me 549 milionë dollarë.

Kontributi në buxhet në vitin 2015 ishte 1.1 për qind.

2015–a reflekton edhe pasojat e rënies drastike të çmimit të naftës në tregjet globale. Lidhur me sektorin minerar, rapori i EITI vlerëson se në vitin 2015 kemi një rritje të interesit nga subjektet private për shfrytëzim të nëntokës.

Bulqiza sërish ka numrin dominant me 116 licenca aktive për prodhimin e kromit, një rritje kjo nëse e krahasojmë me vitin 2014.

Prodhimi minerar u vlerësua me rreth 230.2 milionë USD, duke përfshirë vlerën e shtuar në vend, nëpërmjet përpunimit të mineraleve kurse kontibuti në buxhet ishe 1 për qind e të ardhurave.

I fundit mbetet sektori hidroenergjetik, ku për vitin 2015 rezulton që KESH të ketë gjeneruar 76 për qind të prodhimit total të energjisë në vend.

Nga nisma e koncensioneve vetëm 74 hidrocentrale arritën të prodhonin energji në vitin 2015 kur në fakt numri total i kontratave të raportuara ishte 533 HEC-e.

Sipas EITI të paktën një pjesë e mirë e subjekteve janë me vonesë mbi dy vjet nga afati fillestar për përfundimin e punimeve dhe futjen në prodhim.

Scan Tv,  25.04.2017