Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Financat: Pagesat për energjinë të bëhen të parat

Ministria e Financave ka nxjerrë një udhëzim ndaj institucioneve buxhetore që të prioritizojnë pagesat për energjisë. Lajmërimi vjen pasi institucionet publike dhe ndërmarrjet në pronësi të shtetit akumuluan rishtas borxhe të reja në vlerën 58 milionë euro ndaj OSHEE deri në dhjetor 2016.

“Njësitë shpenzuese  gjatë përdorimit të fondeve buxhetore të planifikuara për “mallra dhe shërbime” me prioritet te urdhërojnë pagesat për shërbimet e furnizimit me energji elektrike në kushtet e mungesës së likuiditetit ose planit të arkës, respektohet renditja e përcaktuar ne udhëzimin e posaçëm” lajmëron Ministria Financave .

Me tej financat kërkojnë qe strukturat përgjegjëse për thesarin në degë te verifikojnë listën e debitorëve të dërguar nga OSHEE çdo muaj dhe autorizojnë pagesën e faturave të tjera, vetëm nëse njësia shpenzuese nuk rezulton me detyrime të papaguara në  këtë listë.

“Në rast të kundërshtimeve njësia shpenzuese rakordon me OSHEE dhe vetëm pas sqarimit zyrtar të detyrimit vijojnë pagesat e tjera. Në rast së detyrimi është objekt i një çështjeje gjyqësorë, njësia shpenzuese duhet të paraqesë dokument që vërteton se çështja është në proces gjyqësor. Këto përcaktime janë të vlefshme edhe në rastin kur institucionet përfitojnë fonde buxhetore në formën e subvencioneve” sqaron e Ministria e Financave.

Borxhi i enteve publike ku përfshihen institucionet buxhetore dhe jo buxhetore ( ato me vetëfinancimin me pronësi shtetërorë) arriti deri në fund të fund të vitit 2016 në mbi 8 miliardë lekë ose 58 milionë euro.

Teksa OSHEE për katër vite rresht është përfshirë në një aksion të ashpër për vlejnë  faturave të energjisë në sektorin privat nuk ka arritur të njëjtin sukses me institucionet shtetërorë.

Ndonëse borxhet e akumuluara që institucionet shtetërore kishin ndaj CEZ shpërndarje u shlyen tërësisht nëpërmjet programit për shlyerjen e borxheve të prapambetura që qeveria trashëgoi ndër vite, sërish entet e saj dhe ndërmarrjet publike janë konsumatorë të këqij të energjisë.

Institucionet shtetërore kanë vijuar të mospaguajnë faturat mujore të energjisë edhe pse udhëzimet  e ministrisë së Financave i prioritizojnë këto pagesa.

Revista Monitor,  23.03.2017