Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sekretariati i Energjisë, opinione për Shqipërinë

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë i ka dërguar Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës opinionet në lidhje me angazhimet e ndërmarra për eficiencën e energjisë përkatësisht për periudhën 2013-2014.

Në dokument thuhet se Shqipëria dhe Bosnja kanë shkelur në mënyrë të vazhdueshme angazhimet e marra në kuadër të Komunitetit të Energjisë pasi nuk kanë miratuar të gjitha dispozitat ligjore të nevojshme për transpozimin dhe zbatimin e dispozitave të Direktivës 2006 / 32 / EC. Kjo direktivë ka si objektiv të promovojë dhe të monitorojë masat e marra për përmirësimin e eficiencës së energjisë.

Sipas dokumentit të Sekretariati, këto dy vende duke mos adaptuar planin e veprimit të eficiencës së energjisë vazhdojnë të shkelin detyrimet që rrjedhin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.

Hapat e ndërmarra

Në datë 15 Mars 2017 Sekretariati dërgoi dy opinionet arsyetuara ndaj Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Arsyetimi

Në rastin e Shqipërisë mosnagazhimi ka të bëjë me mungesën e legjislacionit sekondar të nevojshëm (aktet nënligjore) për zbatimin e ligjit për Eficiencën e Energjisë dhe mungesën e miratimit të Planit të Veprimit.

Procedurat

Shqipërisë i kërkohet që të korrigjojë çështjet e identifikuara e që kanë të bëjnë me mosrespektimit brenda një afati prej dy muajsh.

Në vitin 2017 eficienca e energjisë do të jetë çështje primare për BE-në, duke u ndjekur më pas nga energjia e rinovueshme.

Në Shqipëri, eficienca e energjisë pritet të zbatohet në fillim në fushën e transportit, por edhe te ndërtesat me qëllim banimi.

Sipas planit ekzistues kombëtar për eficiencën e energjisë, Shqipëria duhet të kursejë 9% energji të rinovueshme deri në vitin 2018.

Plani i ri, si një nga detyrimet që sjell ligji i miratuar në vitin 2015 nuk ka përfunduar hartimin, ndërsa është në fazën e mbledhjes së komenteve nga ana e institucioneve. Në ligj nuk ka një afat të përcaktuar për miratimin e tij.

Sfidë mbetet edhe krijimi i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, si dhe Fondit të Energjisë.

Revista monitor,  17.03.2017