Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Brent e WTI nisin javën me rënie

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme përpos përpjekjeve të OPEC-ut dhe prodhuesve të tjerë të fuqishëm të naftës për të frenuar prodhimin e saj. Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 11 cent ose 0.21 për qind dhe u tregtuan me 51.26 dollarë për fuçi. Ky është njëkohësisht edhe niveli më i ulët i shënuar që prej nëntorit. Sesionin e kaluar Brent e mbylli me 1.6 për qind më pak. Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 19 cent ose me 0.39 për qind dhe u tregtuan me 48.30 dollarë për fuçi.

Revista Monitor,  13.03.2017