Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çertifikimi i AlbGaz, ERE nis proçedurat

Kompania publike Albgaz sh.a ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për t’u certifikuar  në aktivitetin e operatorit të kombinuar të gazit natyror.

Kjo vjen pak muaj pas krijimit të kësaj kompanie publike me një vendim të veçantë qeverie të marrë në fillim të dhjetorit 2016.

Plotësimi i dosjes me dokumentet respektive që përcakton kuadri ligjor në fuqi ka bërë që ERE të përfshijë në axhendën e mbledhjeve të Bordit edhe këtë procedurë ku në datën 2 mars është vendosur edhe hapja e rrugës për shqyrtim.

Pas vlerësimit të gjithë dokumenteve të nevojshme Enti Rregulaltor pritet të japë edhe vendimin e tij për certifikimin e Albgaz sha.

Kjo e fundit u krijua si ndarje e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol, duke hequr përfundimisht pjesën që merrej me mbulimin e gazit. Kapitali fillestar i Albgaz sipas përcaktimit në vendim është 359 milionë lekë dhe pikërisht e njëjta vlerë u zvogëlua edhe nga Albpetrol.

Plotësimi i tregut me operatorët përkatës të transmetimit të gazit, apo furnizimit ka qenë pjesë aktive e axhendës së Entit Rregullator gjatë vitit 2016.

Kjo ka përkuar edhe me plotësimin e kornizës ligjore në kushtet kur tashmë edhe gazsjellësi TAP po shkon çdo ditë drejt finalizimit.

Scan Tv,  11.03.2017