Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Durrës, grabitet një pikë karburanti

Dy persona kanë grabitur mëngjesin e sotëm një karburant në Durrës, ku kanë mundur të marrin një shumë prej 20 mijë lekësh.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 në qytetin e Durrësit, ku 2 persona të paidentifikuar me kapuçin e xhupit të vendosur në kokë dhe nën kërcënimin e një shkopi bejsbolli kanë arritur t’i marrin me dhunë rojës së karburantit shumën e parave.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po kryen të gjitha hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shqiptarja.com  10.03.2017