Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tahiri: Energjia po kushtëzohet nga asosacioni

Mosformimi i Asociacionit të Komunave Serbe ka bërë që Serbia të mos e zbatojë marrëveshjen për energjinë.

Kështu tha ministrja për Dialog, Edita Tahiri, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik me qellim që t’i njoftojë anëtarët e këtij komisioni për ecuritë e anëtarësimit të KOSTT-it në ENTSO.

Tahiri, po ashtu ka treguar arsyen pse Kosova nuk mund të zbatojë masa reciproke ndaj Serbisë duke thënë se me ndaljen e rrymës nga ana e Kosovës do të destabilizonte tregun energjetik.

“Ju i përmendet masat edhe unë i përmenda në fillim masat. Krejt i bëjmë bashkë edhe ato që i prezantova unë që i kam biseduar me KOSTT-in edhe ministrinë… Po a e dini pse bash është e bllokuar. Edhe ne e kemi një marrëveshje që ende nuk po e zbatojmë . E pra edhe pala tjetër . Po besoj që e keni të qartë . Kështu shkojnë proceset. Ne të gjitha i kemi zbatuar. Vetëm marrëveshjen për Asociacionin ende nuk e kemi nis me e zbatua si kundër reagim . Kushti jonë është që nuk ka themelim të Asociacionit që i bie që të hartohet statuti me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra nuk ka themelim të tij pa u shuar strukturat e mbetura paralele të Serbisë në Kosovë”, tha Tahiri.

Por kryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, tha se Asociacionin nuk po e bllokon pala kosovare por vetë serbët duke aluduar në deputetët e Listës Serbe.

“Ata nuk po duan ta zbatojnë. Ne nuk jemi duke e bllokuar Asociacionin. Janë duke e bllokuar pikërisht ata që nuk po duan të punojnë me Qeverinë dhe nuk po duan që të kthehen në Qeveri. Por, tjetër është në qoftë se ju keni informacion tjetër“, tha Mustafa.

Anëtarët e komisionit, u shprehën të pakënaqur me ngecjen e zbatimit të marrëveshjes. Ata me këtë rast propozuan edhe masa konkrete ndaj Serbisë, ndërkaq, nga Qeveria kërkuan sjellje të kujdesshme dhe adekuate lidhur me çështjen.

Ata kanë kërkuar të dinë nga Tahiri arsyet pse Kosova nuk merr masa që të ndaloja palën serbe t’i shfrytëzoj linjat energjetike në pjesën veriore.

Tahiri ka thënë se ato masa do të destabilizojnë tregun energjetik në rajon.

“Ne mundemi natyrisht ta bllokojmë Serbinë që t’i shfrytëzoj rrugët e transmisionit të Kosovë se derisa nuk nisë që të paguaj ato kompensimet që janë kompensime të caktuara me standarde evropiane. Mirëpo ky veprim lidhet me atë që a jemi të gatshëm të krijojmë edhe një situatë jostabile në rajon . Sepse ata që janë inxhinier të elektroteknikës e dinë që rryma nuk ndalet. Me qenë një tjetër material e kishe ndal dhe e kishe vendos në depo mirëpo kjo nuk ndalet. Sa herë që provon me e ndal mund të krijohet destabilizimi dhe ne jemi mundura mbi supet tona me ruajt stabilitetin energjetik dhe këtëija bëjmë me dije vazhdimisht jo vetëm evropianëve por edhe SHBA-së. Sepse i bë gjatë që Kosova mban mbi supe stabilitetin rajonal për shkak të shkeljeve të Serbisë”, tha Tahiri.

Besim Beqaj, anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik , ka thënë se duhet të dihet se anëtarësimi i KOSTT-it ka qenë me kushte.

“Duhet ta kuptojmë që anëtarësimi i KOSTT-it në ENTSO është me kusht. Nuk është anëtarësim i plotë është me kusht dhe kushti është që të bëhet regjistrimi i ndërmarrjes, e cila unë konsideroj që ka qenë gabim në marrëveshje marrë parasysh se iniciativa fillestare ka qenë që duhet të bëhet një kompani, e cila do të jetë nënkontraktor i KEK-ut për të kontrolluar paratë në veri . Ashtu ka qenë fillimi i të gjitha negociatave. Unë besoj që marrëveshja teknike , sepse unë po e shoh që dinamika është e shpejtë dhe kur gjërat bëhen shpejt për Kosovën bëhen keq. Po e themi shumë hapur pa asnjë lloj hezitimi. Unë kisha hezituar shumë që të hymë në një marrëveshje teknike . Sido që të jetë ju jeni persona përgjegjës të cilit i sillni vendimet. Por besoj që duhet të kemi kujdes….Unë po propozoj nuk janë masa krejtësisht adekuate në raporte normale me shtetin po që ka masa dhe ne i kemi marrë edhe më herët”, tha Beqaj.

Ai ka treguar se marrëveshjet teknike janë ofruar edhe më herët. Madje sipas tij ka pas ide që të bëhen edhe investime të përbashkëta .

Por sipas Tahirit, qëllimi i bisedimeve me palën serbe në Bruksel është që zbatimi i marrëveshjes nga pala serbe do të nënkuptonte që të Serbia me strukturat paralele të hiqet nga veriu, Kosova të shtrijë sovranitetin në energji dhe të vejë kontrollin në të gjithë vendin në fushën e energjisë. Po ashtu sipas Tahirit, marrëveshja është që në këmbim të shuarjes së strukturave në këmbim t’i lejohet një kompanie që do të bëjë furnizim dhe e njëjta kompani do të bëjë shërbime teknike në bashkëpunim apo si nënkontraktore e KEDS-it për t’i shpërndarë fakturat dhe mbledhë paratë për pagesat e rrymës.

Telegrafi,  08.03.2017