Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkurt, ushqimet dhe gazi ndikojnë inflacionin

Rritja e përgjithshme çmimeve në muajin shkurt kaloi objektivin e poshtëm të Bankës së Shqipërisë duke shënuar 2,2 për qind rritje, të ndikuara nga çmimet më të larta të gazit për ngrohje dhe ato të ushqimeve.

Sipas të dhënave të INSTAT ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,57 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,20 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,14 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar secili me nga +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar secili me nga +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Shkurt 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,2 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,0 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,8 %, “Shërbimi arsimor” me 0,7 %, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rriten me 12,9 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 6,1 %, “sheqer, reçelra e ëmbëlsira” me 6,4 %, “qumësht, djathë e vezë” me 6,0 %, etj.

Nga ana tjeter çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 1,6 %. Ndryshimi mujor i indeksit është +0,5 %.

Krahasuar me muajin Janar 2017 rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije jo alkoolike” me 1,5 %. Ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë” me -2,3 %.

Revista Monitor,  08.03.2017