Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Projeksione të zymta për tregjet e naftës

Çmimet e naftës u regjistruan në rënie gjatë orëve të para të sesionit të sotëm, pasi të dhënat e  fundit sinjalizojnë një rritje të mëtejshme të prodhimit dhe të rezervave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Investitorët janë të shqetësuar për një mbingarkesë të vazhdueshme në treg, pavarësisht përpjekjeve të OPEC për ta balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 55.69 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 52.85 dollarëve për fuçi.

Të dhënat tregojnë se, gjatë javës së kaluar, rezervat e naftës në Shtetet e Bashkuara u rritën për të 9-tën javë me radhë duke prekur rekorde të reja maksimale.

Nga ana tjetër, vetëm një ditë më parë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë shkurtoi projeksionet për rritjen e kërkesës globale për arin e zi gjatë vitit, duke nxitur një rënie të çmimeve.

Scan Tv,  08.03.2017