Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK përkrah MMPH-së për ndërtimet në Hade

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka theksuar se me vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për shpalljen e asaj zone “Zonë e Interesit të Veçantë Ekonomik” janë obliguar MMPH-ja dhe Kuvendi Komunal i Obiliqit të zbatojnë këto vendime, respektivisht, ndalimin e ndërtimeve apo mbindërtimeve të reja.

Në këtë drejtim KEK-u është njoftuar nga inspektorati i MMPH-së se sot do të ndërmerret një aksion për ta zbatuar ligjshmërinë konforme vendimeve të qeverisë, me çast ne fushën nga e cila duhet te furnizohen Termocentralet ekzistuese me qymyr , janë demoluar disa themele të sapo ndërtuara.

Në bazë të Ligjit për shpronësim dhe Kornizës së Politikave të Zhvendosjes, për këtë fushe të përfshirë në zonën e interesit të veçantë, me datë: 24 Tetor, 2016 është shpallur e ashtuquajtura data e prerjes (“cutt off date”), pas së cilës  datë çdo veprim i ndërmarr rreth ndërtimeve te reja konsiderohet veprim ilegal.

Për më tepër ndërtimi i objekteve ilegale në këtë zonë sipas KEK edhe vite më parë ka dëmtuar buxhetin e vendit dhe të KEK-ut, por edhe të qytetarëve duke ndikuar ne  mënyrë te drejtpërdrejtë në tarifat e energjisë elektrike. Prandaj, KEK-u përkrahë çdo nismë të institucioneve vendore në zbatimin e ligjshmërisë.

Për më shumë, ne zonën e zgjerimit te mihjes sipas licencës,  KEK-u së bashku me palët tjera të interesit është duke zbatuar standardet më të mira që janë të ndërlidhura me zhvendosje dhe asnjë qytetar i vetëm legjitim nuk do te dëmtohet nga ky proces përkundrazi do të ketë përfitime më të larta të cilat janë të parapara me standardet e cekura me lartë.

Në këtë vazhdë, KEK-u fton të gjithë banorët që të mos  shpenzojnë mjete sepse do të ndeshen me zbatimin  e ligjit,  gjithashtu mos të lejojnë as të ndërtohet në pronat e tyre.

Njeherit KEK-u falenderon inspektoriatin e MMPH –se dhe inspektoriatin  e Komunës se Obiliqit  per aksionin e sotem lidhur me zbatimin e ligjshmërisë ne kete zone.

Telegrafi,  08.03.2017