Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Snam: 270 mln euro për TAP

Kompania italiane e gazit, “Snam”, do të investojë 270 milionë euro për gazsjellësin  Trans-Adriatik. Këto investime përfshihen në planin 2017-2021 të kompanisë.

“Snam” është një ndër kompanitë më të mëdha aksionere të gazsjellësit Trans-Adriatik, në masën 20%, së bashku me “Socar” dhe “British Petroleum”.

Në total, kompania do të investojnë 5 miliardë euro në harkun e 5 viteve të ardhshme, dhe 4.7 miliardë do të shkojnë për të zhvilluar më tej rrjetin e gazit në Itali. 270 milionë euro ndërkohë do të shkojnë për gazsjellësin.

Diçka të tillë e bën të ditur vetë kompania nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ku detajohen edhe investimet. “Tap”, do të jetë në fokus të investimeve të kompanisë jashtë Italisë.

Kompania njofton gjithashtu se, së fundmi është arritur një marrëveshje me “Tap”, në vlerën e 50 milionë eurove. “Snam”, në bazë të kësaj kontrate do të asistojë gazsjellësin me infrastrukturë në rrjetin detar dhe tokësor në Itali. Kjo kontratë përfshin edhe infrastrukturën gazsjellësit që do të bëjë lidhjen e Shqipërisë me Italinë.

Në Itali, gazsjellësi shtrihet në vetëm 8 kilometra, ndërkohë që në detin Adriatik ka një shtrirje prej 107 kilometrash. Kështu që pjesa dërrmuese e investimit do të shkojë për të ndërtuar gasjellësin në detin Adriatik.

Scan Tv  07.03.2017