Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kroaci, në rradhë për terminalin e gazit të lëngshëm

Rreth 20% e financimeve të Komisionit Europian do të përdoren për krijimin e masave lehtësuese në këtë sektor.

Sipas një raporti të Komisionit Europian, më shumë se 100 milionë dollarë amerikanë do të përdoren në mbështetje të një terminali të ri të gazit të lëngshëm natyror në ishullin kroat.

Liderët europianë deklaruan mbështetjen e tyre për financime në shifrën 472 milionë dollarë për projektet e rëndësishme në fushën energjetike në këtë komunitet. Rreth 20% e këtij fondi do të përdoret për ndërtimin e një terminali të ri të gazit të lëngshëm natyror në Kroaci. Ky fond është pjesë e një përpjekjeje në kuadër të ndërtimit të një sektori energjetik të qëndrueshëm europian me emetime sa më të ulëta të karbonit.

Këto janë projekte të një rëndësie shumë të madhe dhe mbi të gjitha me pasoja ndërkufitare, u shpreh në një deklaratë për shtyp, Maros Sefcovic, zëvendëspresident i sektorit të Energjisë në Bashkimin Europian. Dy vjet më parë, Komisioni nënshkroi një memorandum mirëkuptimi në Kroaci me vendet e Europës Qendrore dhe Jugore, ku një ndër pikat kryesore ishte reduktimi në maksimum i humbjeve të gazit në rajon.

Vitin e kaluar, Komisioni mbështeti planet e Finlandës në dhënien e 31.5 milionë dollarëve për të ndërtuar një terminal të gazit të lëngshëm natyror në portin Hamina në bregdetin jugor të vendit. Sipas Komisionit, strategjia që po ndiqet është në përputhje me përpjekjet e rajonit për të përmirësuar sigurinë e sektorit të energjisë në rajon. Janë të shumta vendet e Bashkimit Europian të cilat mbështeten te Rusia për furnizimin e tyre me gaz natyror. Këtu mund të përmendim shtetin e Finlandës, i cili mbështetet tërësisht te Rusia për plotësimin e nevojave të saj me gaz natyror.

Europa po përparon në përpjekjet e saj për t’u shkëputur nga kthetrat ruse në sektorin e energjisë. Strategjia e Sektorit të Energjisë në BE ka në qendër të saj uljen e emetimeve të karbonit dhe sigurimin e ekonomisë konkurruese.

Ndërlidhjet e duhura të linjave të energjisë elektrike dhe tubacioneve të gazit formojnë shtyllën kryesore të një tregu energjetik europian të integruar.

Revista Monitor,  05.03.2017