Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ukrainë, shpërthim në një minierë

Një shpërthim i fuqishëm në një minierë qymyri në pjesën perëndimore të Ukrainës, ka shkaktuar 8 viktima.

Sipas njoftimit të shërbimeve të emergjencës, 20 minatorë janë shpallur të zhdukur pas shpërthimit.

Ndërkohë mediat lokale raportojnë se gjashtë minatorë të plagosur kanë arritur të dalin në sipërfaqe.

Ekipet e shpëtimit kanë filluar një operacion kërkim-shpëtimi në thellësinë 550 metra, për 20 minatorët të cilët janë deklaruar të zhdukur.

Miniera në të cilën ka ndodhur shpërthimi, operohet nga kompania shtetërore “Lvivvuhillya” dhe ndodhet disa kilometra larg kufirit me Poloninë.

Shqiptarja.com  03.03.2017