Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miti i HEC-eve të Ballkanit

Është e vërtetë se hidrocentralet kanë ndikim minimal në mjedis, por shpesh ato janë ndërtuar në zona me vlera të larta të biodiversitetit. Një studim i shoqatës austriake ‘Riverwatch’ ka treguar se 817 ose 48% e të gjitha projekteve për ndërtimin e hec-ve në rajonin e Ballkanit kanë dështuar në mbrojtjen e natyrës. Kërkimet nga Kina dhe Norvegjia tregojnë se dëmet që shkaktohen nga hec-et e vogla janë më të mëdha sesa ato që kanë fuqi më të madhe të instaluar.

Igor Vejnović, specialist i hec-ve në CEE Bankwatch Netëork

shkruan se shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të duhet ende të presin për të parë nëse hidrocentralet e vegjël do të prodhojnë aq sa është parashikuar. Shqipëria, ka përparuar më shumë në ndërtimin e tyre.

Sipas të dhënave të vitit 2015 të National Reneëable Energy Action Plan (NREAP) operonin 90 hidrocentrale nga 18 që ishin në vitin 2006. Kapaciteti i instaluar i tyre është 294.32 MW dhe në vitin 2014 ato prodhuan 919 GWh duke gjeneruar 7793 GWh energji.

Vejnović shkruan se ky është një kontribut i arsyeshëm, por vjen me një kosto të lartë mjedisore: “ Ndryshimet serioze  në 90 site ujore nuk janë diçka që mund të kalohet lehtë, veçanërisht në kushtet e ndryshimeve klimaterike. Sipas të dhënave të NREAP, gjatë 9 muajve të vitit 2015 u dhanë 110 koncesione hidrocentralesh të madhësive të ndryshme. Premtimet për prosperitet ekonomik për fat të keq janë të pabazuara. Zhvilluesit e projekteve premtojnë vende pune, por për shkak të automatizimit janë vetëm disa inxhinierë më shumë. Madje këtë e pranojnë edhe disa ithtarë të hidrocentraleve. Edhe BERZH në një nga studimet mbi ndikimin e hidrocentraleve në mjedis shkruan se :”projektet e hidrocentraleve zakonisht … kërkojnë një numër shumë të kufizuar stafi për vënien në funksionimin të tyre.”

Në fund, edhe pse hidrocentralet e vegjël shërbejnë për të tërhequr investimet (bankat ndërkombëtare të zhvillimit kanë miratuar rreth 819 milionë euro kreditime në Ballkan për periudhën 2005-2015) përfitimi nga ana e tyre është i diskutueshëm. Në Mal të Zi, një kompani e quajtur Hidroenergija Montenegro d.o.o ka fituar koncesionin për të zhvilluar 15 projekt, ajo përfaqësohet nga biznesmeni Oleg Obradoviq, i cili është i njohur për lidhjet e afërta me partinë në pushtet. Ndërsa dy projekte të tjera Slatina dhe Vrelo që po realizohen me mbështetjen e Bankës Botërore po zhvillohen nga kompania në pronësi të Blazho Gjukanoviq, djali i ish-Kryeministrit.Q

Hidrocentralet si investim i qëndrueshëm (?)

Hidrocentralet e vegjël mund të jetë një zgjidhje e mirë për zhvillimin e zonave të thella të cilat nuk janë në gjendje të sigurojnë furnizimin e duhur me energji elektrike dhe përdorin forma alternative. Britania e Bashkuar ka zhvilluar skema të tilla Kenia. Hidrocentralet gjenerojnë energji 18 kW  dhe janë në pronësi të komunitetit.

Por, ndryshe nga projekti që u ndoq në Kenia, koncesione në Ballkan iu janë dhënë kryesisht investitorëve privatë. Komunitetet shpesh kanë kundërshtuar këto projekte edhe për faktin se ka pasur raste kur janë përjashtuar nga vendimmarrja, ndërtimi ose funksionimi. Dhe në shumicën e rasteve nuk ka asnjë arsyetim se përse ndodh kjo.

Alternativat: era dhe energjia diellore

Në Planin për Energjinë e Rinovueshme të Ballkanit Perëndimor predominon zhvillimi i hidrocentraleve. Për shembull, në Bosnje-Hercegovinë në vitin 2020, prodhimi i energjisë do të jetë : 89,37%  nga hidrocentralet, 9% nga era, biomasa 1.36% dhe 0.27% nga energjia diellore.

Shqipëria edhe kohët e fundit po i jep prioritet hidrocentraleve të vegjël, ndërsa nuk janë parashikuar vlera për forma të tjera të energjisë së rinovueshme. Megjithatë me miratimin e ligjit të të ri “Për energjinë e rinovueshme” kjo situatë mund të ndryshojë.

Edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor i kanë dhënë përparësi hidrocentraleve dhe më pak burimeve të tjera.

Serbia ka vetëm dy mullinj me erë në operim: Kula (9.9 MW) dhe Zagajica (La Piccolina) (6.6 MW); Maqedonia ka një: Bogdanc 1 (36.8 MW), Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria nuk kanë, ndërsa AEC Kosova-Golesh (1.35 MW) nuk ka operuar për vite me radhë për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me tarifat.

Në Ballkan projektet jo të studiuara mirë të hidrocentraleve po

përballen me rezistencë në rritje. Nëse shkatërrimi i lumenjve për ndërtimin e hidrocentraleve do të vazhdojë, shkruan Vejnović atëherë ka të ngjarë që të pengohen format e tjera të energjisë së rinovueshme. Dhe kjo është gjëja e fundit për të cilën rajoni ka nevojë.

Revista Monitor,  24.02.2017