Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maskat grabisin një pikë karburanti në Korçë

Një pikë karburanti është grabitur rreth orës 01:00 në aksin Korçë-Kapshtisë në afërsi të fshatit Dishnicë.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur në ambientet e brendshme të një pike karburanti një sasi parash.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, pasi kanë parë të afroheshin shërbimet e Policisë, kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe këta të fundit i janë kundërpërgjigjur.

Më pas 4 grabitësit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Nga ana e Policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes ndërsa ende nuk dihet shuma e grabitur.

Shqiptarja.com  24.02.2017