Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

38 HEC-e nisën prodhimin më 2016

Edhe pse në një mjedis të vështirë biznesi për shkak të ndryshimeve të kontratës në mënyrë të njëanshme nga qeveria biznesi i HEC-ve të vogla ka lulëzuar më 2016.

Sipas të dhënave nga Enti rregullator i Energjisë mësohet se 38 objekte të vogla të prodhimit të energjisë elektrike nga uji nisën prodhimin gjatë vitit të kaluar. Kështu numri i HEC-ve private arriti në 138 nga 100 të tilla që ishin më 2015.

Ekspertët e sektorit bëjnë me dije se, shumë kompani që më parë ishin të fokusuara në ndërtim dhe tregti po diversifikohen në HEC-e. Tregu i energjisë së rinovueshme është i garantuar dhe kostot e prodhimit pas përfundimit të investimit janë të lira.

Bashkë me shtimin e numrit të HEC-ve të vogla është rritur edhe prodhimi i energjisë nga këto objekte.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi vendas shënoi vitin e kaluar 7,136,351MW/h, nga të cilat 5,091,616 MW/h u prodhuan nga HEC në pronësi të KESH dhe 2,044,735 MW/h u prodhuan nga HEC private dhe ato me koncesion.

Nga kjo sasi, HEC-i i ri i Banjës në lumin Devoll që u vu në punë për herë të parë më 2016 prodhoi 69,848 MW/h.

Pavarësisht kostove që kanë dhënë në ambient dhe ndikimin ne habitatet e zonave ku janë, HEC-et private e kanë rritur dukshëm prodhimin e energjisë në vend, duke u bërë kështu pritë për daljen e parave jashtë vendit për blerjen e energjisë.

Por pavarësisht kontestimeve për ndikimin në ambient Ministria e Energjetikes ka vërshuar me dhenjën e lejeve për ndërtimin e HEC-ve të vogla. Qeveria Rama e ka liberalizuar edhe me tej këtë proces. Për çdo HEC me kapacitet deri në 2M vendos ministri i Industrisë dhe Energjetikes, më parë vendimi për ndërtimin e tyre jepej nga qeveria. Nisur nga kjo lehtësi Ministria e Energjitikës vijoi dhënien e lejeve me intensitet të lartë gjatë 2016 dhe po vijon me të njëjtin ritëm edhe këtë vit.

Revista Monitor,  24.02.2017