Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në SHBA bien rezervat dhe importi i naftës

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje prej rreth 1% në orët e para të sesionit të së Enjtes duke zhbërë kështu një pjesë të humbjeve të pësuara gjatë sesionit të djeshëm.

Rritja vjen si pasojë e të dhënave surprizë që flasin për një rënie të rezervave të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe rënie të importit. Këto të dhëna i japin shtysë perceptimit të përgjithshëm se më në fund, hendekut kërkesë-ofertë po i vjen fundi.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 56.24 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 54 dollarëve për fuçi. Gjatë javës, hendeku mes dy benchmarkëve kryesorë është ngushtuar ndjeshëm, me thuajse 1 dollarë.

Scan Tv,  23.02.2017