Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC sinjalizon marrëveshje më të gjerë

Çmimet e naftës janë konfirmuar pranë niveleve maksimale të muajit të fundit gjatë sesionit të sotëm, pasi OPEC dha sinjale pozitive sa i përket aplikimit të marrëveshjes së shkurtimit të prodhimit.

Organizata e vendeve eksportuese mund ta zgjerojë marrëveshjen edhe drejt prodhuesve të tjerë, gjë që do të prodhojë edhe shkurtimin e mëtejshëm të tepricës së ofertës në tregun global. Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 56.83 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 54.50 dollarëve për fuçi.

Ekspertët shprehen se trendi gjatë javës do të vazhdojë të jetë i njëjtë, ndërkohë që benchmarkët mund të thyejnë edhe rekorde të reja.

Scan Tv  22.02.2017