Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KE, 14 mln euro për gazsjellësin TAP

Komisioni Europian do të alokojë rreth 14 milionë euro për gazsjellësin Trans-Adriatik. Ky fond do të përdoret për hulumtime në zonat arkeologjike duke garantuar kështu mos cënimin e tyre nga punimet e gazsjellësit që do të transportojë gazin nga Azerbaixhani në Europën perëndimore duke kaluar edhe përmes Shqipërisë.

Në total vendet anëtare janë dakordësuar të financojnë projekte të Komisioni Europian për një vlerë prej 444 milionë eurosh. Në total janë 18 projekte, të cilësuara si prioritet për unionin, dhe Tap është një prej tyre.

Pak ditë më parë, zëvendës Presidenti i Komisionit Europian deklaronte se gazsjellësi Trans-Adriatik si  pjesë e korridorit jugor të gazit është një prioritet kyç për Bashkimin Europian, pasi garanton stabilitet energjetik nëpërmjet diversifikimit.

Ndër të tjera, Bashkimi Europian nënvizonte se përfundimi i projektit brenda afateve, pra në vitin 2020, është me rëndësi të veçantë për unionin. Ditën e Enjte ndërkohë, në Baku të Azerbaixhanit do të mbahet takimi i tretë ministerial i Këshillit të Korridorit Jugor të Gazit, dhe ku do të marrin pjesë përfaqësues të Shqipërisë, Azerbaixhanit, Bosnje Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Italisë, Malit të Zi, Serbisë, Turqisë si dhe përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Scan Tv  22.02.2017