Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Biznesi i madh ul konsumin e energjisë

Konsumi i energjisë elektrike u ul me 2.3% në vitin 2016 sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë. Shifrat mbi bilancin e energjetik tregojnë se në vitin 2016 konsumi vendas i energjisë arriti ne 7,094,576 MW/h, ndërsa më 2015 konsumi ishte 7,265,526.

Por nga të dhënat krahasuese shihet se është ulur në mënyrë të ndjeshme konsumi në konsumatorët e tensionit të lartë. Kjo kategori janë kryesisht biznese, konsumi i të cilave ra me 17% në vitin 2017.

Nga 610,2017 MW/h që konsumoi kjo kategori më 2015, vitin e kaluar ka konsumuar 502,895 MW/h.

Treguesit e tjerë të konsumit nuk kanë pësuar luhatje, pasi ndryshimet janë afër zeros.

Shitjet për institucionet familjare dhe jofamiljare janë rritur me respektivisht 0,02 dhe 0,04%.

Konsumi i energjisë shënoi ulje për të tretin vit radhazi. Arsyetimi më i hershëm i OSHEE-së për këtë çështje lidhet me tendencën për të mos shpërdoruar energjinë elektrike nga konsumatorët. Shtrëngimi i politikave dhe mjeteve për grumbullimin e faturave të energjisë i ka bërë më racionalë konsumatorët. Por të dhënat e vitit të fundit tregojnë së rënia erdhi nga konsumatorët e mëdhenj të energjisë (bizneset e mëdha).

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) parashikon që konsumi i energjisë do të ulet me 27% deri më 2018 në krahasim me 2016.

Kjo ulje, sipas përllogaritjeve të OSSHE -se do të vijë për disa arsye që kanë të bëjnë me uljen e popullsisë, me ngrohjen e motit dhe me liberalizimin e tregut.

Metodologjia e përllogaritjes së kërkesës për energji merr për bazë historikun e të dhënave mbi energjinë totale të injektuar në rrjetin e OSHEE gjatë periudhës 2007-2015, informacionin mbi sasitë e shitura të energjisë gjatë periudhës 2007-2015, planin e veprimeve të ndërmarra për reduktimin e humbjeve teknike dhe joteknike.

Në treguesit e konsumit, OSSHE ka marrë në konsideratë edhe ndryshimet klimatike. Nisur nga fakti që konsumatori familjar në Shqipëri zë konsumin më të madh i cili ndikohet drejtpërdrejt nga kushtet e klimatike në vend.

Revista Monitor,  22.02.2017