Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës, java e nis me rritje

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të parë të kësaj jave, pavarësisht të dhënave të fundit që flasin për një rritje të rezervave dhe aktivitetit të shpim-kërkimit në shtetet e bashkuara të Amerikës.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 56.04 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 53.59 dollarëve për fuçi.

Në shtetet e bashkuara, kompanitë që operojnë në sektor kanë rritur numrin e puseve aktive të naftës për të pestën javë me radhë, çka sinjalizon se lufta e tregut do të vijojë të bëhet edhe më e ashpër.

Përgjatë vitit aktual, prodhimi amerikan i naftës projektohet të rritet me 130mijë fuçi në ditë, në krahasim me vitin e kaluar. Vendet e OPEC ndërkohë vijojnë të aplikojnë strategjinë e shkurtimit të prodhimit.

Scan Tv,  20.02.2017