Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS, investime të reja në Gjakovë

Fshati Muhadër i Gjakovës është duke u pajisur me rrjet të ri elektrik. Punët janë në përfundim e sipër dhe po kryhen nga ekipet e KEDS-it në distriktin e Gjakovës.

Nevoja për ndërrim të rrjetit elektrik ka ardhur pasi që rrjeti i mëhershëm ishte shume i vjetruar dhe paraqiste probleme te banorët e fshatit.

Në kuadër të këtij projekti që tash është gati në përfundimjanë vendosur 22 shtylla betoni 12 metërshe, janë montuar 25 konzolla metali dhe 142 izolatorë 20 kV.

Gjithashtu është punuar edhe në rrjet të tensionit të ulët ku janë ngritur 54 shtylla 9 metërshe dhe janë instaluar 870 kabllo.
Sipas inxhinierëve të KEDS që kanë mbikëqyrë projektin me ngritjen e trafostacionit në këtë fshat kanë përfituar 102 shtëpi, ku deri më tash kanë pasur tension jo stabil dhe të dobët për shkak të rrjetit të vjetruar.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  17.02.2017