Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP: Revervohet sasia e parë e gazit

Faza e parë e rezervimit të sasisë prej 10 miliardë metër kub gaz i gazsjellësit Trans Adriatik tashmë është përmbyllur.

Ky është kapaciteti fillestar që parashikohet të transportohet, ndërsa do të zgjerohet deri në 20 miliardë metër kub.

“Për fazën e parë, i gjithë kapaciteti fillestar i TAP-it (10 bcm në vit) është i rezervuar. Bëhet fjalë për kontrata afatgjata 25-vjeçare që nga fillimi i operimit”, tha Ulrike Andres, drejtore Komerciale dhe e Çështjeve të Jashtme për New Europe.

“Megjithatë, ka një sasi të vogël e cila do të lihet në dispozicion për një periudhë më të shkurtër kohore (njëvjeçare ose më pak). Këto kapacitete mund të vihen në dispozicion për tregun sekondar, si kërkesa që mund të vijnë nga transportuesit”, tha Andres.

E pyetur nëse në fazën e dytë do të transportohet gaz nga Azerbajxhani, ajo tha se: “Azerbajxhani është burimi më i mundshëm i gazit në fazën e dytë. Megjithatë, në përputhje me rregulloren e BE-së (TAP është një ITO dhe ecën në përputhje me Direktivën e Tretë), çdo transportues që dëshiron të marrë pjesë në ‘sezonet e hapura’ mund ta bëjë këtë për sa kohë që ato janë në përputhje me kërkesat”.

Më 24 janar, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Gazprom Alexander Medvedev tha nga Vjena se Rusia ishte e gatshme që të merrte në konsideratë mundësinë për t’u lidhur me TAP.

Nga ana tjetër, Komisionieri Europian dhe nënkryetari për Energjinë, Maroš Šefčovič, ka deklaruar gjithmonë synimin e BE-së për të diversifikuar furnizimin me gaz për të reduktuar varësinë nga Rusia.

TAP-së do të mundësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Europës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë etj.

Nga Italia, gazit kaspik mund të arrijë në tregjet europiane në Gjermani, Francë, Britaninë e Madhe, Zvicër dhe Austri.

Andres tha për New Europe se zhvillimet e fundit në rajonin e Mesdheut Lindor në lidhje me eksplorimin dhe nxjerrjen e hidrokarbureve janë të rëndësishme dhe shihen me interes për diversifikimin e burimeve të ndryshme të gazit”.

“TAP do të transportojë molekulat e gazit, për këtë po ndërtohet”, tha Andres.

Revista Monitor,  16.02.2017