Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta sot në vend

Rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të së Martës është  reflektuar edhe në tregun me shumicë në vend gjatë ditës së sotme.

Madje në tregun vendas, rritja ka qenë edhe më e fortë, për shkak të dobësimit të lekut kundrejt dollarit amerikan.

Gjatë sesionit të sotëm, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 146.91 lekë për litër, në rritje me 0.86% në krahasim me sesionin e kaluar. Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme.

Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës  shtetërore.

Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore, që sot fiksohet në rreth 91.6 lekë për litër.

Scan Tv,  15.02.2017